• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opera, rikonstruksioni kushton 1.2 miliardë lekë

by Java News
25/11/2016 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Kulturës për vitin 2017 ka një buxhet prej 2 miliardë e 37 milionë e 100 mijë lekësh të rinj. Nga këto, 1 miliard e 669 milionë e 100 mijë lekë merren nga buxheti i shtetit, ndërsa diferenca është investim i huaj. Po si ndahen më shumë se 2 miliardë lekë të rinj nga kjo ministri? Shkurtimisht në këto zëra: “Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi” marrin 150,276 milionë lekë, “Trashëgimia Kulturore dhe Muzetë” marrin 477,038 milionë lekë ndërsa “Arti dhe Kultura” marrin 1 miliard e 41 milionë lekë; të tria këto nga buxheti i shtetit kapin shifrën 1 miliard e 669 milionë lekë. Ndërkaq, për vitin e ardhshëm investimi i huaj është 368 milionë 800 lekë të rinj, që ndahen si vijon: “Trashëgimia Kulturore dhe Muzetë” marrin 18 milionë e 800 mijë lekë, ndërsa “Arti dhe Kultura” marrin 350 milionë lekë. Të dhënat janë marrë nga relacioni që Ministria e Kulturës ka prezantuar para Komisionit të Medias në Kuvend.

BUXHETI 2017
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është shprehur para Komisionit të Medias se për vitin 2017 me buxhetin e saj, MK do të vijojë mbështetjen për projekte të rëndësishme transformuese, në të gjithë territorin, qoftë si ofrues dhe mbështetës në krijimin dhe hartimin e projekteve dhe asistencës teknike të zbatimit të tyre ashtu edhe si financues i drejtpërdrejtë i projekteve madhore. Ndër to përmenden: “Muzeu i Gjethit”, ku për rikonstruksionin e tij është investuar me një vlerë prej 36 milionë lekësh dhe për muzealizimin është parashikuar për vitin 2017 një vlerë prej 30 milionë lekësh.Ndërkaq, për ndërhyrjen dhe rikonstruksionin e plotë të Tetarit Kombëtar të Operës dhe Baletit e Ansamblit Popullor (që shtrihet në vitet 2017-2020), Kumbaro ka bërë me dije se ka përfunduar projekti, janë mbyllur procedurat e tenderimit dhe jemi në fazën e lidhjes së kontratës me firmën zbatuese. “Ky investim shkon në 1.2 miliardë lekë, nga të cilat 350 milionë lekë do të përdoren nga granti grek dhe 861 milionë lekë nga buxheti i shtetit (ndarë në 3-vite, 2017-17 milionë, 2018-394 milionë dhe 2019-450 milionë lekë)”. Sipas saj, ndërkaq vijojnë ndërhyrjet dhe rikualifikimi urban i Qafës së Pazarit dhe By Pass-it në Gjirokastër në partneritet me operatorët strategjikë privatë (AADF). Një tjetër projekt ku do ketë financim Ministria e Kulturës është ai në Apoloni në bashkëpunim me delegacion e BE-së, në vlerën 98 milionë lekë, nga të cilat 87 milionë fond i BE-së dhe 10 milionë nga Ministria e Kulturës.

TEATROT
Ndërsa parashtrohet edhe hartimi i ligjit të ri për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, në relacion thuhet se ky ligj përbën aspektin më të rëndësishëm sektorial të trashëgimisë kulturore, duke e fokusuar buxhetin e vitit 2017 në përgatitjen e kësaj reforme madhore rregullatore. Nga ana tjetër, vëmendje u është dhënë teatrove. “Duke parë gjendjen e rënduar dhe tepër të amortizuar të Teatrit Kombëtar, gjatë këtij viti ka filluar ndërtimi i Qendrës Kulturore ‘Skena e Re’. Ky investim vazhdon dhe gjatë vitit 2017. Qendra Kombëtare ‘Skena e Re’ financohet me një vlerë totale prej 466 milionë lekësh. Për këtë vit, e kemi mbështetur me 90 milionë lekë dhe 335 milionë lekë do të mbështetet me buxhetin e vitit 2017. Kjo qendër ka dy salla teatrosh me kapacitet 400 dhe 250 vende. Ne përfundim të investimit do të bëhet i mundur transferimi i Teatrit Kombëtar në këtë ambient multifunksional modern, me të gjitha kushtet si për trupën e artistëve, ashtu ëdhe për artdashësit”, citojmë nga relacioni. Një tjetër ndalesë është bërë edhe te digjitalizimi në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit, e cila do të bëjë digjitalizimin e të gjithë pasurisë kulturore të vendit në qendrat e regjistrimit fizik dhe on-line, me një fond prej 45 milionë lekësh, projekt i cili mbyllet këtë vit. Vërehet se një investim i rëndësishëm është bërë dhe ka përfunduar për Qendrën Kombëtare të Fëmijëve, me një vlerë prej 53 milionë lekësh. “Duhet theksuar se sot ajo ndodhet në kushte skandaloze, në bodrume me lagështirë, krejtësisht e papërshtatshme për këto mosha. Më këtë investim që përfundon këtë muaj (nëntor) fëmijët do të akomodohen në një godinë, ambiente e salla krejtësisht moderne, ku do të ndjekin kurse në fusha të ndryshme të artit e kulturës”.

BIBLIOTEKA E LIBRI
Në fund të prezantimit të relacionit nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deputeti Fatmir Toçi nga Komisioni i Medias e ka pyetur ministren për “hapësirat e zaptuara nga bizneset të Pallatit të Kulturës, nëse do të çlirohen me rikonstruksionin” si edhe sa përfiton Biblioteka Kombëtare prej këtyre hapësirave, e mandej është ndalur sërish te TVSH-ja mbi librin. Kumbaro tha se situata e hapësirave të Bibliotekës Kombëtare ka qenë dëshpëruese dhe se janë në rrugë të mbarë negociatat me bizneset për të liruar hapësirat në Pallatin e Kulturës. Kumabro foli për projekte që kapin vlerën e 8 milionë eurove, çka sipas saj janë të pamundura. Nga ana tjetër, ajo tha se e mbështet çdo nismë që do të hiqte taksën mbi librin apo taksat mbi honoraret që marrin artistët, por se situata e borxheve të trashëguara ka qenë e rëndë për ç’arsye deri tani ka qenë e pamundur.
BW/d.i.

Next Post
Tragjedi e re në Francë, 70 pengje në një azil klerikësh, theret murgesha

Tragjedi e re në Francë, 70 pengje në një azil klerikësh, theret murgesha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com