Përfaqësuesit e OPEC-ut të pranishëm në Vjenë janë të një mendimi për të ulur objektivat e tyre të prodhimit, pavarësisht kërkesës së Donald Trump për të ruajtur një nivel të qëndrueshëm të prodhimit të naftës.
Përballë rënies së çmimit të arit të zi, mbi 30% gjatë dy muajve të fundit, ministrat e pranishëm në kryeqytetin austriak në prag të një takimi të OPEC-ut shprehën vullnetin e tyre për të arritur një marrëveshje për kufizimin e prodhimit të naftës.
“Po do të kemi rënie”, deklaroi Mohammed bin Hamad Al Rumhi, ministri i Naftës i Omanit, vend partner i OPEC-ut.
/A.Rada