Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) vendosi sot në Vjenë që të mbajë të pandryshuar prodhimin e saj aktual të naftës, duke vlerësuar se një reduktim i arit të zi nuk do të ketë shumë efekt në treg. “Duke parë situatën ekonomike aktuale të vendeve konsumatore dhe të ekonomisë botërore, do të mbajmë prodhimin në nivelet aktuale”, deklaroi gjatë një konference për shtyp ministri nigerian i Naftës, Emmanuel Ibe Kachikëu, që ka presidencën e radhës së organizatës këtë vit.
Prodhimi i naftës i vendeve të OPEC-ut, që përfaqëson më shumë se një të tretën e naftës botërore, aktualisht është rreth 32 milionë fuçi në ditë, sipas studimesh të ndryshme, pra më shumë se sa objektivi teorik prej 30 milionë fuçi në ditë që u mbajt i pandryshuar gjatë mbledhjes së mëparshme në qershor.