• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Onufri vazhdon traditën në Elbasan me “Tinguj pranveror”…

by A R
14/05/2025 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgatiti  Prof. As. Dr. Shpëtim ÇAUSHI

Ditën e enjte datë 8 maj 2025 shkolla artistike “Onufri” u ngjit në skenën e teatrit “Skampa” për të paraqitur koncertin “Tinguj pranveror”, një aktivitet festiv kushtuar Ditës së Europës. Pjesëmarrja e gjerë nga të gjithë ciklet e studimit solli një realitet të dëshiruar nga të gjithë pjesëmarrësit që mbushnin sallën për të parë talentet e rinj që edukohen në këtë shkollë, për të parë fëmijët, nipërit e mbesat në skenë. Programi përfshinte shumëllojshmëri pjesësh që pasqyronin finesë, ndjeshmëri dhe forcë bashkuese përmes tingujve muzikorë.Puna e palodhur e mësuesve të shkollës nën drejtimin e drejtorit Ilirjan Zdrava solli para artdashësve një atmosferë profesionale të përfaqësuar nga instrumentistët, vokalistët e rinj.Tradita e shkollës është konsoliduar në më shumë se shtatë dekada duke sjellë produkte domethënëse, nga ish nxënës tashmë mësues, edukues të brezit te rinj.  Atmosfera ne sallë ishte mbreslënëse, publiku reagoi me duartrokitje duke e kthyer koncertin në një pervojë të paharrueshme për të gjithë. Stafeta vazhdon për lartësimin e emrit të shkollës me përfaqësues këta mësues të palodhur, por dhe ata që kontribuojnë në të gjitha skenat në Shqipëri, në Europë e më gjërë. Programi i përzgjedhur evidentonte aftësitë më të mira të sejcilit nga interpretuesit, duke sjellë një buqetë pranverore me tinguj dhe harmoni. Vokalistët, kori i shkollës,  grupi i violinistëve nga dy ciklet, fillor dhe i mesëm i ulët,  instrumentistët, duo në v/celo dhe kitarë, grupi i kitarave, trio e fizarmonikave dhe orkestra e shkollës përmbushën dhe realizuan me sukses objektivat për nivel cilësor dhe paraqitje profesionale ne skenë. Programi filloi me A. Dvorzhak – Simfonia “Bota e re” – koha e tretë  interpretuar nga orkestra në drejtimin e I. Zdravës. Moxart, vals u interpretua nga formacioni i harqeve të arsimit fillor drejtuar nga mësuese F. Gjeli. Kori i shkollës solli një prezantim të veçantë me një pjesë akapela titulluar Dance nga kompozitori R. Gibson drejtuar nga mësuesi A. Dhamo. Mësuesi G.Shero kishte përgatitur trio fizarmonikash me një vals nga kompozitori M. Maneva. Mësuesi I. Sokoli nxorri në skenë grupin e kitarave me një pjesë që bashkon kulturën arbëreshe me tarantelën italiane përmes 12 nxënësve. Me nivel të lartë interpretimi u dalluan nxënësit solistë si : v/celo M. Shaqiri dhe kitarë Sh. Hoxha me rondo e kompozitorit Burgmuller, soprano B. Karaj me arien e “ Mrikës” nga opera “Mrika” e kompozitorit P. Jakova, tenori N. Hoxholli me arien “ Parlami d’amore Mariu”, formacioni i violinave të ciklit të mesëm të ulët përgatitur nga mësuesja E. Peni,  klarinetisti A. Mjeshtri me romancë nga kompozitori M. Mangani. Koncerti vijoi me këngën “ Can’t Help Falling in Love, për t’u përmbyllur me “Tico – Tico” nga Z. Abreu duke sjellë ritëm e gëzim me motive nga muzika latine, interpretuar nga orkestra në drejtimin e I. Zdravës, në perkusion mësuesi M. Sulovari, në c/bas mësuesi D, Zaimi. Kontribut sollën nxënësit konferencierë F. Shinplaku dhe E. Tosku. Për realizimin e koncerit ndihmuan punonjësit e shkollës dhe skenës në teatrin “Skampa”. Kjo tregoi se në shkollë punohet me disipline artistike duke paraqitur arritjet më të mira, duke ndihmuar talentet në rrugën e bukur te artit. Morën pjesë dhe u dalluan me nxënësit e tyre mësuesit : D. Shmili, F. Muça, E. Goxhaj, N. Stringa, E. Jaupi, F. Myftaraj, F. Xhakosi, E. Agolli, R. Berbiu, etj.Ky aktivitet ishte më shumë se një shfaqje, ishe një festë artistike që përçoi mesazhin e bashkimit përmes harmonisë muzikore. Dhe tradita vazhdon…

Next Post
“Jemi të bekuar që BE na ka hapur dyert”, Rama për TVP Word: Zgjedhjet? Duhen përmirësime dhe jo fajësime

"Jemi të bekuar që BE na ka hapur dyert", Rama për TVP Word: Zgjedhjet? Duhen përmirësime dhe jo fajësime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com