Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) duke konfirmuar në detyrë, gjyqtaren Irena Gjokën, aktualisht me detyrë kryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Gjoka u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, në shkurt të vitit 2020. Por, Komisioneri Publik në atë kohë, Dariel Sina, i cili më vonë u zëvendësua nga Komisionerja Irena Nino kërkojnë shkarkimin e gjyqtares Gjoka.
Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Që prej dhjetorit të vitit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
/e.d