• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Onkologjiku / PD: Mbyllët sytë për raportet e KLSH; Koçiu: Politizimi i ngjarjes, i dështuar!

by A R
04/07/2024 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali i Onkologjikut ka qenë sërish pjesë e debateve të Kuvend ku një pjesë e grupit të PD kanë kërkuar interpelancë me ministren Albana Koçiu. Në emër të grupit të PD, deputetja Zheni Gjergji tha se abuzimet në Onkologjik shkërmoqën “shëndetësinë e Edi Ramës” ndërsa tha se korridoret e Onkologjikut u kthyen në një “kancer” për sistemin shëndetësor.

Duke iu drejtuar ministres Koçiu, deputetja kërkoi se pse ajo mbylli sytë para raporteve të KLSH ku tregonte abuzimet në Spitalin Onkologjik dhe nuk mori masa.

“Shëndetësia e Ramës u shkërmoq, u mund nga kanceri aty ku luftohet kjo sëmundje në korridoret e onkologjikut. Të gjithë e pamë korrupsionin qeveritar të ministrive dhe ish ministrave, drejtorëve dhe ish drejtorëve dhe në fund e disa mjekëve. Ju mund të fshiheni pas faktit se keni pak muaj në krye të shëndetësisë por përgjegjësitë nuk maten në kohë, por duhet të zbatonit ligjin për të parandaluar dhe vepruar në kohë për t’i dhënë fund abuzimeve vetëm te onkologjiku. Abuzimit janë galoponte në sektorin e shëndetësisë. Lufta juaj nuk është me shkelësit e ligjit, por me ata që thënë të vërtetën dhe ju kërkojnë llogari për të trajtim njerëzor dinjitoz. KLSH ka ngritur alarmin për shkeljet dhe mjekimet e skaduara, mungesën e tyre. Për mungesë trajtimi me kimioterapi dhe së fundi për mosvënien në punë të aparaturës së kobaltit si dheshmi që jeta vlen shumë pak. Këta janë përgjegjësi e juaja që keni bërë veshin e shurdhër për të ndryshuar situatën tek onkologjiku. Të distancoheni nga veprimet  shefit dhe ish paraardhësit e juaj”, tha deputetja.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu dënoi skandalin e zbuluar në Onkologjik ku tha se të gjithë ata që janë të përfshirë do të marrin dënimin e merituar. Ajo iu përgjigj edhe opozitës, ku tha se akuzat politike janë të dështuara, pasi sipas saj, nuk fshehin investimet që janë bërë në sistemin shëndetësor gjatë gjithë këtyre viteve.

“Skandali që ndodhi thuan çdo element njerëzor  e profesional në onkologjik, ne vendosëm një standard dhe është i vetmi që aplikohet për të gjithë, kush do vërtetohet fajtor nuk ka më punë me këtë qeveri dhe familjen politike dhe ky standard vlen dhe për mjekët. Në vlerësimin tim  përbën faj të rëndë dhe nivelet e një krimi që hyn në veprat kriminale. Se si kemi transformuar përgjegjësinë ndaj angazhimet publike në çdo asket nuk do ndodhet pa reformën në drejtësi. Lidhur me zullumin që doli në dritë, Ministria e Shëndetësisë që kur mësoi lajmin reagoi menjëherë dhe gjej rastin bëj thirrje për drejtësinë të kenë tolerancë zero për çdo të implikuar që ka abuzuar me profesionin e mjekut. Do jem në mbrojtje të çdo anëtari të bluzëve të bardha që e respekton atë dhe nuk lejon ta njollosë. Tentativa për ta politizuar ngjarjen dhe për të vendosur në ndasi është akt i dështuar. Ju përdorini për polikë edhe vdekjen por kjo nuk ju bën nder. Do ashpërsojmë masat ligjor dhe Urdhri i Mjekut për të mos toleruar asnjë rast korruptiv. Shpreh solidaritet me qytetarët nga zbulimi i zullumit dhe t’i siguroj se kjo ngjarje e rëndë do shërbejë për të përmirësuar më tej sistemin shëndetësorë. Por marrim hapat e nevojshëm për të ndryshuar kornizën ligjore për të vendosur me meritokraci. Akuzat politike nuk mund të zhbëjnë punët e bëra në të gjithë sistemin shëndetësor”, tha Koçiu.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 5 Korrik 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me debate të ashpra brenda shtëpisë Big Brother VIP

‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me debate të ashpra brenda shtëpisë Big Brother VIP

December 22, 2025
“Me fermerët në Shqipërinë 2030”, Rama: Kontrata me BE kërkon cilësi dhe standarde në bujqësi

“Me fermerët në Shqipërinë 2030”, Rama: Kontrata me BE kërkon cilësi dhe standarde në bujqësi

December 22, 2025
VIDEO- Regjistrohet stuhi në Gramsh, Elbasani përfshihet nga moti i keq

“Java e fundit e 2025 shumë e ftohtë”, meterologia: Reshje shiu dhe dëbore

December 22, 2025
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Ironizon protestën e PD, Manjani: Erdhi më në fund dita të rrëzojmë Ramën, çe do Vrenozi na hyri në Big Brother…

December 22, 2025
Marrja e detyrës nga kreu i ri i SPAK, zbulohen ndërkombëtarët që ishin të pranishëm në ceremoni

Marrja e detyrës nga kreu i ri i SPAK, zbulohen ndërkombëtarët që ishin të pranishëm në ceremoni

December 22, 2025
VIDEO- Plas sherri në parlamentin turk/ Deputetët e partisë së Erdogan dhe të opozitës përleshen me grushte gjatë diskutimeve për buxhetin

VIDEO- Plas sherri në parlamentin turk/ Deputetët e partisë së Erdogan dhe të opozitës përleshen me grushte gjatë diskutimeve për buxhetin

December 22, 2025
“Sot mbyllet një ndër kapitujt më sfidues të karrierës sime”/ Dumani i kalon stafetën Brahos: SPAK shumë më i besueshëm sot

“Sot mbyllet një ndër kapitujt më sfidues të karrierës sime”/ Dumani i kalon stafetën Brahos: SPAK shumë më i besueshëm sot

December 22, 2025
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

December 22, 2025
U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

December 22, 2025
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In