• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ONE Albania unifikoi rrjetin përmes një procesi unik në historinë e telekomunikacionit

Abonentët e ALBtelecom migruan me sukses në rrjetin e fuqishëm, me cilësi të lartë

by A R
12/04/2023 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa ONE Albania përfundon hapat e fundit të bashkimit, kompania më e madhe e telekomunikacionit unifikoi rrjetin e saj. Ditët e fundit 450 mijë klientë nga ish rrjeti ALBtelecom janë migruar me sukses në rrjetin ONE. Kjo procedurë ishte një operacion teknik unik dhe i rëndësishëm, i pari  në vend.

“Njoftojmë me krenari përfundimin me sukses të një prej proceseve më komplekse dhe historike në industrinë shqiptare të telekomunikacionit, migrimin e klientëve të ALBtelecom në rrjetin ONE” – tha Ilir Duka, Drejtor i Grupit të Teknologjisë, në ONE Albania.

Arsyeja kryesore pas këtij migrimi ishte unifikimi i rrjeteve cilësorë për të gjithë abonentët. Tani, abonentët e migruar marrin shërbime me cilësi më të mirë, duke përfshirë shpejtësi më të lartë interneti, thirrje zanore më të qarta dhe rrjet më të besueshëm, sa i përket mbulimit dhe kapacitetit.

ONE Albania prezanton sot rrjetin më të madh celular në Shqipëri, me 1100 stacione mbulimi në të gjithë vendin. Kjo do të thotë se ka më shumë kulla transmetimi në një zonë të caktuar, të cilat çojnë në mbulim më të mirë të rrjetit dhe lidhje më të mirë për pajisjet celulare. Prandaj, abonentët kanë mbulim me sinjal më të fortë dhe shpejtësi më të lartë transferimi të dhënash.

Ilir Duka, Drejtor i Grupit të Teknologjisë në kompaninë ONE shpjegoi nismën e fundit për cilësi më të lartë: “Ndërsa ne po zgjerojmë vazhdimisht kapacitetin dhe mbulimin e rrjetit tonë në qytete, fshatra dhe kudo,  kemi rritur gjithashtu me 30% shpejtësinë e internetit për abonentët tanë celularë, duke investuar për të mundësuar 40% më shumë frekuenca me bazë të gjerë, në pjesën më të madhe të zonave urbane dhe atyre periferike”

Gjatë tre viteve të fundit rrjeti ONE Albania është transformuar përmes investimeve të mëdha, duke e bërë atë rrjetin më modern në vend. Grupi hungarez 4iG, pronar i ONE Albania ka konfirmuar planet e ardhshme për investime dhe inovacion, në lidhje me rrjetin fiks dhe atë celular, duke përfshirë hapa të mëtejshëm drejt teknologjive 5G dhe IoT.

Teksa janë arritur hapat e fundit të bashkimit historik të dy pionierëve të telekomunikacionit si ONE dhe ALBtelecom, vizioni i ONE Albania mbetet të udhëheqë tregun e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, në ofrimin e zgjidhjeve dhe shërbimeve më inovative për shqiptarët dhe digjitalizimin e vendit përmes inovacionit.

Next Post
Berisha i “përjashtuar”, Meta zbardh takimin me Gabriel Escobar

Berisha i “përjashtuar”, Meta zbardh takimin me Gabriel Escobar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In