• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Omicron/ Ulqinaku: Deri në 5 mijë raste në ditë brenda janarit! Sallabanda: Vaksinimi në Shqipëri i suksesshëm!

by
30/12/2021 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Me llogaritjet tona, rastet e COVID-19 për shkak të variantit Omicron do të arrijnë deri në 5 mijë në ditë”, kjo ishte ajo që tha nëndrejtori i ISHP, Dritan Ulqinaku në Report Tv, teksa po fliste lidhur me pandeminë gjatë festave të fundvitit.

Ai tha se numri i pacientëve të hospitalizuar është ulur, ndërsa 90% të atyre që arrin në këtë pikë janë të pavaksinuar.

“Dy tre muajt e fundit, ka një ulje të personave që hospitalizohen. Dominon mosha mbi 65 vjeç, por ka pasur edhe raste jo të rralla kur ata që janë shtruar ishin personat mbi 30 vjeç. 90% e personave të shtruar në spital janë të pavaksinuar. Nga ana tjetër personeli mjekësor ka marrë edhe dozën e tretë, mbi 85% prej tyre kanë marrë dozën përforcuese. Janë përgatitur për të vazhduar “luftën”.”, u shpreh ai.

I  ftuar në “Repolitix” ishte edhe mjeku i njohur nga Spanja Kita Sallabanda, i cili pavarësisht se vlerësoi procesin e vaksinimit në Shqipëri tha se ka dy probleme që po behën pengesë në “luftën” me pandeminë. Mjeku fillimisht theksoi faktin se shqiptarët nuk zbatojnë masat anti-COVID dhe së dyti “ndëshkoi” fenomenin e “falsifikimeve të certifikatave të COVID”.

“Qeveria shqiptare ka punuar shumë mirë për gjetjen e vaksinave. Por problemi i parë është që nuk po ndërgjegjësohen njerëzit në zbatimin e masave anti-COVID. Problemi tjetër është se merren shpesh certifikata falco. Kjo duhet të zgjidhet në mënyrë radikale.”, tha ai.

Në këtë pikë mjeku shqiptar në Spanjë, mori si shembull “Festivalin e Këngës” i cili u zhvilluar mbrëmjen e djeshme duke thënë se publiku ishte pa maskën anti-COVID.

“Mendoj që kishte ardhur koha të merreshin këto masa për vaksinimin e detyrueshëm.  Unë pashë dje “Festivalin e Këngës”, dhe në sallë nuk kishte asnjë njeri me maskë. Në një ambient të mbyllur, sipas rregullave duhet të mbahej maska, nuk pashë asnjë! Kur në një festival kaq të rëndësishëm, njerëzit nuk japin shembull të mirë çfarë presim nga të tjerët”, shtoi ai.

Doktori përmes një tabele tregoi se kombinimin ideal për efektivitetin më të lartë të vaksinën me marrjen e dozës së tretë ndaj variantit omicron.

“Pfizer+Moderna- kombinim më i mirë për të mbajtur një mbrojtje më të gjatë, kjo vlen për Omicronin”, shtoi ai.

/b.h

Next Post
Nëse sot keni ndërmend të bëni seks, mos bëni asnjë nga këto veprime

Nëse sot keni ndërmend të bëni seks, mos bëni asnjë nga këto veprime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DPT: Përllogaritja e kësteve të tatimit mbi të ardhurat njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Vjet mbi 20 mijë biznese të reja, kryeson Tirana me rreth 11.200 të tilla. Më pas vijnë Durrësi, Vlora e Fieri

January 29, 2026
Dilemat e PD dhe Kuvendi, Ivi Kaso: Riformatimi i Partisë Demokratike nuk është tabu

“Peleshi noter, Parlamenti realizon normën”, Kaso: Vetëm 3 deputetë dinë ç’është votuar për kodin penal

January 29, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

“Jemi në presion me kohën”, Mazniku flet për ‘Territorialen’: Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!

January 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

January 29, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

“Nuk duhet të bëhet dy herë i njëjti gabim”/Bejko: Berisha po vazhdon me të njëjtat skema bllokimi për Reformën Territoriale!

January 29, 2026
Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

January 29, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Reforma territoriale po ribëhet, sepse e para dështoi”, Mërtiri: U bë në funksion të politikës, jo të qytetarëve!

January 29, 2026
Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

January 29, 2026
Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

January 29, 2026
Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In