• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Omicron/ 6 simptomat që tregojnë nëse jeni të prekur nga COVID apo jeni ftohur

by
17/12/2021 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata që vuajnë nga dhimbje të lehta muskulare, gërvishtje në fyt dhe kollë e thatë mund të jenë të infektuar me variantin e ri të COVID, “Omicron”. Ky është përfundimi i një studimi nga shkencëtarët britanikë të botuar në gazetën “Independent”.

Ata sqarojnë se simptomat e pacientëve të infektuar me Omicron ka një ndryshim të madh nga pacientët me Delta. Sipas gazetës britanike, përpara pandemisë së COVID, nëse dikush kishte rrjedhje hundësh dhe dhimbje koke mund ta trajtonte atë si një ftohje të lehtë dhe të vazhdonte rutinën normalisht.

Por si mund të jeni të sigurt se kjo është një ftohje dhe jo Omicron?

Ftohja shkaktohet nga një lloj virusi i ndryshëm nga COVID. Por me variantin që konsiderohet shumë ngjitës, Omicron, që shpesh shkakton simptoma të lehta si hundë të zëna, dhimbje fyti dhe kollë të thatë është e vështirë të dallosh ndryshim pa kryer ekzaminimin e duhur.

Profesori Tim Spector i aplikacionit ZOE Covid  në Britani tha se ishte më e rëndësishme se kurrë të bëhej një test COVID edhe nëse nuk keni simptoma. Nga ana e saj, Christina Marriott, CEO e Shoqërisë Mbretërore të Shëndetit Publik (RSPH), tha: “Gjithnjë e më shumë, njerëzit që kanë marrë dy doza të vaksinës priren të kenë simptoma më pak të rënda, si dhimbje koke, rrjedhje hundësh ose teshtima, dhimbje të fytit dhe humbje e nuhatjes”.

“Është e rëndësishme që njerëzit që janë vaksinuar plotësisht të qëndrojnë vigjilentë për simptoma të ngjashme me të ftohtin dhe t’i nënshtrohen një testi Covid nëse jetojnë ose punojnë me njerëz që i përkasin kategorive me risk më të lartë”.

Për Irene Petersen, profesoreshë e epidemiologjisë në University College London (UCL), “Ftohjet dhe dhimbjet e kokës janë simptoma të shumë infeksioneve, por ato mund të jenë gjithashtu simptomat e para dhe të vetmet simptoma të Covid”.

Studimi i Simptomave të Covid (ZOE), i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka identifikuar simptoma të zakonshme të sëmundjes që tregojnë pak dallime në varësi të faktit nëse dikush është i vaksinuar apo jo.

Dhimbja e kokës

Edhe pse dhimbja e kokës është një simptomë më pak e njohur e Covid-it, ajo është një nga shenjat më të hershme, sipas studimit të ZOE. Sipas studimit dhimbja e kokës për shkak të COVID, shfaqet në të dy anët e saj dhe jo në një zonë, mund të zgjasë më shumë se tre ditë dhe ka tendencë të jetë rezistente ndaj qetësuesve të zakonshëm.

Rrjedhje hundësh

Dimrin e kaluar, studimi i ZOE zbuloi se rrjedhja e hundëve ishte simptoma e dytë më e zakonshme e raportuar pas dhimbjeve të kokës, me gati 60% të atyre që rezultuan pozitivë për Covid.

Teshtima

Studimi zbuloi se teshtima më shumë se zakonisht mund të jetë një shenjë e Covid tek njerëzit që janë vaksinuar, megjithëse sugjeron që teshtima ka shumë më tepër gjasa të jetë një shenjë e një ftohjeje ose alergjie.

Dhimbje fyti

Shumë njerëz me Covid ankohen se kanë një dhimbje të fytit që i ngjan asaj kur jeni thjesht të ftohur.  Dhimbja e fytit e lidhur me Covid ka tendencë të jetë e fortë dhe nuk zgjat më shumë se pesë ditë, kështu që një dhimbje shumë e fortë e fytit që zgjat më shumë mund të jetë diçka tjetër.

Humbja e nuhatjes

Ky mbetet treguesi më i fortë i infeksionit Covid, pavarësisht nga mosha, gjinia apo ashpërsia e sëmundjes tek një person. Ndërsa të sëmurët mund të mos e humbin plotësisht shqisën e nuhatjes, ajo mund të ndryshojë dhe ata mund të mos jenë në gjendje të nuhasin gjërat me një aromë të fortë. Mund të ndikohet edhe shqisa e shijes.

Kolla e vazhdueshme

Kjo pranohet gjerësisht si një nga tre simptomat kryesore të Covid-it, por sipas studimit të ZOE, vetëm rreth katër në 10 e shfaqin atë.

/b.h

Next Post
Përjashtime? Kuvendi i Berishës nisi procesin për shkarkim, Basha mbledh kryesinë e PD. Masat drastike…!

Nesër Kuvendi Kombëtar/ Mblidhet Kryesia e PD, vendoset ngritja e Komisionit Statutor. Ja përbërja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

March 8, 2026
Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

March 8, 2026
“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

March 8, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

March 8, 2026
Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In