Olti Curri sulmon Angela Martinin: Photoshop-i të zbukuron, por …
Personat publikë janë shumë të dhënë pas “photoshop”-it dhe duket se nuk mund të bëjnë dot pa të. Opinionisti Olti Curri vuri në shënjestër modelen shkodrane Angela Martini.
Kjo e fundit kishte postuar një foto teksa pozonte, në rrjetet sociale, ku duket si gjithnjë shumë sensuale dhe e rafinuar, por një sy më kritik e kupton që një pjesë e këtij sensualiteti është falë përdorimit të “photoshop”-it.
“Photoshop”-i të zbukuron, por të heq gishtat e këmbëve…”, shkruan Olti, ku shihet që Angelës i janë sfumuar plotësisht gishtat e këmbëve dhe ato të dorës.
Personat e famshëm duket se nuk bëjnë dot pa “photoshop”-in, pasi nuk publikojnë në rrjetet sociale asnjë foto pa ndërhyrjen e programeve kompjuterike, për të kërkuar perfeksionin.










