Alketa Vejsiu ka qenë prezantuesja e “Festivalit të Këngës” këtë vit. Ajo çfarë ra më shumë në sy është se moderatorja veshi 12 fustane të ndryshme dhe këndoi 5 këngë.
Olti Curri ka qenë një ndër kritikuesit e parë duke e quajtur performancën e saj si karaoke.
“Nuk është nevoja të marrësh kohë televizive në një festival që organizohet nga televizioni shtetëror për të hequr fiksimin për të kënduar si të të vijë…ka edhe metoda më ekonomike dhe pak bezdisëse për veshin e publikut që është njoftuar se do të dëgjojë garë këngetarësh jo karaoke private”, ka shkruar Olti në një postim në “Instagram”.
Këto kritika u mbështetën edhe nga një pjesë e publikut duke i dhënë mbështetje të plotë Oltit.
Në një postim, një fans i saj i ka shkruar Alketës se “vetëm Olti Curri të del hakut ty”. Ky koment mesa duket e ka acaruar shumë moderatoren dhe ajo i ka drejtuar gishtin e mesit me një emoji.











