• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Olta kërkon “paqe”, Kiara e injoron! Çfarë po ndodh mes dy ish-banoreve në BBV

by A M
09/12/2023 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse kanë kaluar shumë muaj nga përfundimi i “Big Brother”, dinamikat mes ish-banorëve vijojnë të jenë aktualitet. E natyrisht që protagonistët e atij formati, janë edhe më të ndjekurit e fansave. Olta Gixhari, ishte padyshim një nga emrat më të përfolur, sidomos pas konfliktit të hapur me Luiz Ejllin, konflikt ky që pasoi edhe pas përfundimit të garës.

Ndonëse të dy interpretuan si çift në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, raporti mes tyre vijoi të ishte shumë i vështirë. Por, teksa Luizi as nuk e ka ndërmend ta sistemoj këtë raport, duhet thënë se Olta e ka bërë hapin e parë. Pasi Kiara Tito dhe Luiz Ejlli ndanë lajmin e ëmbël se do bëhen prindër së shpejti, u vu re se morën urime nga shumë figura publike.

Edhe nga ata me të cilët mund të kishin pasur përplasje a qejfmbetje, si: Arbana Osmani, Ronaldo Sharka, Efi Dhedhes, Kejvina Kthella etj. Ra në sy mungesa e një komenti nga Olta Gixhari. Në një seri me pyetje-përgjigje, aktorja është pyetur së fundmi: “E urove Kiarën për shtatzëninë, meqë nuk besoje tek dashuria e tyre?”.

Olta ka zbuluar se në fakt e ka uruar privatisht me një mesazh në Instagram. “E kam uruar në privat”, shkruan ajo teksa në mesazhin e dërguar moderatores shprehet: “Urime Kiara në rrugëtimin më të bukur në botë. Zoti ju bekoi, ashtu qofshi gjithmonë”.

Por, ajo që bie në sy te ky mesazh është pikërisht fakti se Kiara ka zgjedhur as mos ta shoh mesazhin e saj, e aq më pak t’i përgjigjet. Duket se këtë herë është pikërisht Kiara, ajo që ka vendosur të mbyllë çdo rrugë komunikimi me Oltën, ndonëse kur të dyja dolën nga shtëpia, u duk se mes tyre do të kishte një sjellje miqësore. Veç Luizit, është edhe Kiara, ajo që ka çuar më tej mëritë e lojës, duke vendosur të shkëpusë komunikimin me disa nga emrat e “Big Brother”, ndër to natyrisht që është edhe Olta.

Ndërkohë, sa i përket Luizit, të dy shpesh kanë folur për vështirësitë që kanë pasur në punë së bashku, duke marrë parasysh situatën në rrafshin personal. Si aktorë, dyshja ka treguar situatat nga sheshxhirimi, duke e vënë theksin te ky raport.

“Është shumë e vërtetë që raporti që ne kemi në jetën reale është ndjerë gjatë gjithë kohës në xhirime. Më vjen keq sepse kjo ka qenë një nga arsyet që janë zgjatur oraret. Ishin momentet kur do ti bënim njëri tjetrit shikimet e të dashuruarave. Si mund ta bësh atë në një kohë që ishe i ngarkuar, ose kur kishe një mllef apo inat.

Këto ndikojnë shumë. Nga ana njerëzore i kërkoj falje. Kemi gjetur rrugën e bashkëpunimit. Kam pranuar. Nëse Olta më ka thënë që është më mirë ta thuash kështu, pastaj kështu e kemi pranuar. Nuk kemi pasur konflikte. Ishim duke bërë punë, diçka profesionale dhe me seriozitet. Deri diku ne edhe jemi marrë vesh”, është shprehur Luizi.Ndërkohë, edhe vetë Olta ka zbuluar më shumë nga bashkëpunimi me Luizin.

“Në fakt, kështu ndodhi, u reflektua një tension që kishim me njëri tjetrin. Nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë e çuditshme. Të gjithë aktorët ishin me sy e veshë tek ne. Çdo mëngjes ishin kështu: Si është Olta me Luizin sot? I kam qëndruar shumë pranë nga ana profesionale, unë jam kërkuese në punë dhe punoj shumë. Këtë ai mbase nuk e priste. Ia ndjeja në sy dhe qëndrim që ishte pak kështuAvash qetësohu, e lexova, nuk kam nevojë ta lexoj më. Nuk dua më thoshte. Pastaj thoshte Ok hajde punojmë. Pastaj punonim, pastaj nuk punonim, pastaj bënim fjalë, pastaj ziheshim. Pastaj, kështu ka qenë”, u shpreh Olta.
Pas përfundimit të filmit, Olta dhe Luizi duken i kanë dhënë fund edhe çdo forme komunikimi. Sot jemi në kushtet, që dyshja përfiton nga çdo moment për të dërguar në distancë një thumb për tjetrin. Pjesë e gjithë kësaj historie duket se është bërë edhe Kiara, e cila zgjedh të injorojë Oltën dhe mesazhin e saj, duke i dhënë fund dhe ajo komunikimeve me të.

/a.d

Next Post
Rama: Reformën në Drejtësi s’ka SHBA e BE që do ta bënte pa fitoren e PS. Le të hidhet përpjetë kush të dojë

Komisioni Olimpik Mesdhetar, Rama: Mbështesim Kosovën për organizimin e lojërave 2030

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In