• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Olsian Çela raporton në KLP: Mungojnë 116 prokurorë në sistem! Tirana rekord procedimesh penale, kush janë prokuroritë me performancën me të dobët

by Java News
16/05/2022 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurori Olsian Çela ka prezantuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin vjetor për veprimtarinë e institucionit që ai drejton për vitin 2021.

Çela është ndalur te vakancat në sistemin e drejtësisë duke theksuar se shkak është bërë pandemia por edhe largimet e prokurorëve si pasojë e vettingut.

“Viti që kaluam rezultoi të ishte sërish i vështirë për shkak të kohëzgjatjes së pandemisë, e cila ndikoi dhe krijoi probleme edhe në funksionimin e sistemit të prokurorisë, por edhe për shkak të largimeve të prokurorëve nga detyra për shkak të procesit të rivlerësimit kalimtar që krijoi mjaft vakanca në sistem. Megjithatë prokurorët dhe strukturat administrative e mbështetëse të prokurorisë e përballuan këtë situate”, thuhet në raportin e prokurorisë.

Çela tha se numri i përgjithshëm i prokurorëve ka qenë 205, gjë që nxjerr në pah se prokurorive me juridiksion të përgjitshëëm u mungojnë 116 prokrurorë.

“Përgjatë vitit 2021, për shkak të vakancave numri i përgjithshëm faktik i prokurorëve ka qenë 205, tregues që evidenton se 116 prokurorë i mungojnë prokurorive me juridiksion të përgjithshëm. Gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas nivelit të prokurorive ka qenë: 177 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 110 prokurorë më pak për shkak të vakancave, 16 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të apelit ose 10 prokurorë më pak për shkak të vakancave, dhe 9 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme ose 8 prokuror më pak për shkak të vakancave. Krahasuar vetëm me vitin 2019 1 shifra në ulje në numrin faktik në total është përkatësisht prej 33,66 % e prokurorëve”, theksohet në raport.

Nisur nga kjo situatë, kryeprokurori i ka kërkuar Komisionit të Policisë Gjyqësore rritjen në 250 të numrit organik të oficerëve të policisë gjyqësore në seksionet pranë prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe kryerjen e procedurave për emërimin e tyre sipas nevojave në disa prokurori. Nga ky numër janë emëruar vetëm 25.

“Në kushtet e një situate kritike vazhduese të mungesës së kapaciteteve funksionale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm të krijuar nga vakancat e prokurorëve në procesin e vetingut, Prokurori i Përgjithshëm në vijim të punës së nisur për shmangien e efekteve të krijuara nga ulja e numrit të prokurorëve për shkak të procesit të rivlerësimit kalimtar, për të lehtësuar rritjen e ngarkesës dhe mbështetur veprimtarinë e prokurorëve me numër të reduktuar në sistemin e prokurorisë, me shkresën nr.1434, datë 24.09.2021 i ka kërkuar Komisionit të Policisë Gjyqësore rritjen në 250 të numrit organik të oficerëve të policisë gjyqësore në seksionet pranë prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe kryerjen e procedurave për emërimin e tyre sipas nevojave në disa prokurori.

Ndërkohë Komisioni ka caktuar numrin e përgjithshëm prej 250 oficerë të Policisë Gjyqësore të Seksioneve të Policisë Gjyqësore në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, si dhe pas kryerjes së procedurave të konkurimit është mundësuar emërimi i 25 oficerë të policisë gjyqësore në 2 Neni 20 në lidhje me nenin 38 pika 2 shkronja “e” e ligjit nr.97/2016;  6 seksionet pranë prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, për të lehtësuar dhe mbështetur veprimtarinë e prokurorëve në përballimin e volumit të punës në rritje, në ato prokurori të cilat aktualisht janë të mbingarkuara me kryerjen e hetimeve, ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e çështjeve në gjykim.

Gjithashtu, krahas plotësimit të vakancave me prokurorë nga Shkolla e Magjistraturës, në kuadrin e miratimit shpresojmë së afërmi të hartës së re gjyqësore jemi angazhuar për marrjen e masave që nevojiten për përmirësime në infrastrukturë nëpërmjet rritjes të kapaciteteve akomoduese me ambjente pune për prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve, administratën dhe shërbimet mbështetëse në prokurori, me synim për të lehtësuar rritjen e ngarkesës dhe mbështetur veprimtarinë e prokurorëve me numër të reduktuar dhe pëmirësuar kushtet e punës, në gjithë sistemin e prokurorisë me juridiksion të përgjithshëm”, thuhet në raport.

Next Post
100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri/ Peleshi: Kemi vetëm një destinacion, vlerat euro-atlantike

100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri/ Peleshi: Kemi vetëm një destinacion, vlerat euro-atlantike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta mbetet në burg, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-presidentit

Ilir Meta mbetet në burg, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-presidentit

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In