• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Oliver Ivanoviq u vra me revole Zastava, prodhim serb

by Java News
17/01/2018 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raport i autopsisë tregon se Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb.Qendra Klinike Spitalore e Mitrovicës thotë se ai ishte qëlluar në zonën e kraharorit të gjoksit.

“Ka gjashtë plagë injeksioni, katër plumba kanë dalë nga trupi, dy plumba mbetën në trup, lëndimet janë në zonën e pjesës së kraharorit dhe të gjoksit”, tha Milan Ivanoviq, drejtor i Qendrës Klinike dhe Spitalore në Mitrovicë, transmeton lajmi.net.Sipas tij, autopsia zgjati rreth katër orë dhe viktimat u plagosën në organet vitale, aorta e sipërme, vena dhe mëlçi.

Raport i autopsisë tregon se Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb.Revolja e tipit Zastava M70A ndryshe njihet edhe si “nëntëshe e gjatë”.

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanoviq, nuk u ka mbijetuar plagëve, pas sulmit ndaj tij me armë zjarri, në mëngjesin e së martës.Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij dhe nga plagët e marra, ai ka vdekur.Sulmi ndaj Ivanoviqit kishte ndodhur para zyrës së Ivanoviqit.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.Zheljko Bojiq, shef i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se incidenti me armë zjarri ka ndodhur para selisë së partisë së Ivanoviqit, në rrugën Sutjeska, rreth orës 8 e 10 minuta.“Me këtë rast është plagosur Oliver Ivanoviqi. Viktima, menjëherë është dërguar në spitalin e Mitrovicës së veriut, ku është tentuar t’i bëhet reanimimi, pas së cilës mjekët kujdestarë kanë konstatuar se ai ka vdekur”, ka thënë Bojiq.

Ai ka shtuar se një incident tjetër ka ndodhur, po ashtu në Mitrovicën e veriut, rreth një orë pas incidentit ku u qëllua Ivanoviq, duke thënë se policia po i heton të dyja rastet, për të shikuar nëse eventualisht ato kanë ndërlidhje.“Rreth orës 9 e 15 minuta, në rrugën Vojvoda Putnik është gjetur e djegur një veturë e tipit ‘Opel Astra’, pa tabela regjistrimi. Policia, aktualisht është duke dyshuar se ky rast mund të jetë i ndërlidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit. Hetimet ende janë duke vazhduar”, ka thënë Bojiq.
Policia ka rrethuar vendin ku është qëlluar për vdekje Oliver Ivanoviq.

Për identifikimin sa më të shpejt të kryerësve të aktit kriminal, Policia e Kosovës ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit. Policia e Kosovës ka ofruar 10 mijë euro shpërblim, për cilindo qytetar, i cili mund të jep informacione, të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
Pasditja rikthen motin e keq, ja ku do ketë shi dhe borë

Sot shtrëngata shiu në vend, nesër bien ndjeshëm temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

April 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Prill 2026

April 1, 2026
Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

April 1, 2026
Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

April 1, 2026
Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

April 1, 2026
Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

April 1, 2026
FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In