• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Olimpiada Dimërore e Pekinit, olimpiada më e gjelbër në histori”

by A R
01/02/2022 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të hapet së shpejti Olimpiada Dimërore e Pekinit. Krahas ngjyrës së bardhë të dëborës, ngjyra e gjelbër që simbolizon mbrojtjen e mjedisit është një markë e Olimpiadës Dimërore 2022.

Organizimi i gjelbër i Olimpiadës Dimërore të Pekinit përputhet me kërkesat e “Agjendës Olimpike 2020” për zhvillimin e vazhdueshëm. Pasi fitoi të drejtën e organizimit të Olimpiadës Dimërore në vitin 2015, Kina filloi ta zbatojë idenë e “organizimit të gjelbër” në punën përgatitore, duke hartuar 119 masa konkrete në përgatitjen e veprimtarisë, zhvillimin urban, përmirësimin e mjedisit ekologjik etj.

Për shembull, të 26 stadiumet e Olimpiadës Dimërore të Pekinit furnizohen me “energji të gjelbër elektrike”, domethënë me energji elektrike që prodhohet nga energjia e përtëritshme. Centrali elektrik në Zhangjiakou të provincës Hebei e shndërron energjinë diellore dhe energjinë e erës në energji elektrike, duke e transmetuar në tre zonat e konkurrimit të Olimpiadës Dimërore 2022: Pekin, Yanqing dhe Zhangjiakou. Parashikohet se përdorimi i energjisë së gjelbër elektrike në Olimpiadën Dimërore të Pekinit do ta pakësojë me 320 mijë tonë gazin karbonik të lëshuar, që është baras me vëllimin e gazit karbonik të thithur nga 32 milionë pemë në vit.

Për të kursyer burimet, Olimpiada Dimërore e Pekinit do të përdorë plotësisht objektet e Olimpiadës së Pekinit 2008. Qendra Kombëtare e Notit, ose “Kubi i ujit”, do të shndërrohet në “Kubin e akullit”, ndërsa fusha e basketbollit do të shndërrohet në pistë akulli. Për sa i përket problemit të dëborës artificiale, Komisioni Organizator i Olimpiadës Dimërore të Pekinit u shpreh se në këtë olimpiadë do të përdoren pajisjet më të përparuara të kursimit të ujit dhe sistemi i zgjuar i bërjes së dëborës, për të shmangur efektivisht humbjen e ujit dhe ndikimin negativ mbi mjedisin. Krahas kësaj, ndër automjetet në shërbim të Olimpiadës Dimërore të Pekinit, autobusët me karburant hidrogjeni dhe automjetet elektrike zënë mbi 80 %, më shumë se në Olimpiadat Dimërore të kaluara.

Ditët e fundit, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach u shpreh se Komisioni Organizator i Olimpiadës Dimërore të Pekinit ka marrë shumë masa për të ulur lëshimin e karbonit dhe për të mbrojtur mjedisin, duke mbajtur premtimet e bëra për nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm të Kinës. Kryetari i Komisionit Bashkërendues për Olimpiadën Dimërore të Pekinit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Juan Antonio Samaranch Jr. u shpreh se Olimpiada Dimërore e Pekinit do të jetë një olimpiadë më e gjelbër në histori.

Next Post
VIDEO: Stuhia me shpejtësi 92 milje në orë shkund avionin, panik te pasagjerët

VIDEO: Stuhia me shpejtësi 92 milje në orë shkund avionin, panik te pasagjerët

Comments 1

  1. Fleura says:
    4 years ago

    Bravo, Kina nuk zhgenjen kurre ne organizime dhe risite qe sjell per boten mbare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In