• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Oligarkia shuajti kauzën e opozitës me disa drejtori”, LSI nostalgjike për “çadrën”

by A R
06/06/2017 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beteja elektorale për zgjedhjet e 25 Qershorit ka marrë një drejtim që pakkush e priste, përplasja e ashpër PD-LSI por edhe PS-LSI. Thuajse çdo ditë nga lideri i PD-së Basha përsëriten akuzat ndaj Lëvizjes Socilaiste për Integrim. Me të njëjtën monedhë ëhstë përgjigjur edhe LSI. Ndëkorhë, ditën e djeshme, lideri i opozitës Basha deklaroi se nuk do të bashkëqeverisë me LSI në asnjë rrethanë. Në vazhdën e akuzave reagoi nënkryetari i Lsi Luan Rama, i cili tha se kjo forcë i ka shpëtuar fytyrën PD-së. Po ashtu ai kujtoi se Lsi e ka mbajtur në pushtet PD-në në 2005-ën dhe 2009-ën. Luan Rama tha se kauzat e opozitës në çadër u shuan nga makutëria e oligarkisë e cila po përdor si instrument Bashën pasi e nxori nga çadra.

“Ai thjeshtë po bëhet qesharak e po i lë pa mend edhe vetë demokratët, të cilët të mësuar me dimensionet prej lideri të Berishës, nuk gjejnë asnjë motiv për t’u sakrifikuar për të keqpërdorurin e oligarkisë, e cila meqë në makuterinë e vet për të kapur të gjithë shtetin ka pengesë vetëm LSI-në, po përdor edhe kryetarin e PD­së si instrumentin e radhës, siç e përdori për të shuar kauzën e opozitës, duke i dhënë OSHEE­në e disa drejtori të tjera”, deklaron Luan Rama.

Reagimi:

Me një djallëzi jo dhe aq naive sa perceptohet prej mënyrës monotone të artikulimit, Lul Basha po rreket t’jua mbushë mendjen të vetëve që të harrojnë se çfarë i ka ndodhur në orët e natës së vetmisë, pas së cilës i braktisi parimet dhe kredot e opozitës, e t’i bindë “për luftë kundër LSI!”.

Në këtë mënyrë, ai shpreson të evitojë luftën e te vetëve për tradhtinë që ju bëri, për listat jo përfaqësuese e përjashtimin e shumë personaliteteve të PD­së, për faktin që u “peshkua” për disa tender­drejtori e të tjera e të tjera.

Po për të qenë i qartë që në fillim, më duhet të them pa asnjë ekuivok se nuk ka asnjë problem mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, përkatësisht as mes qytetarëve, anëtarë apo simpatizantë të PD­së me ata që janë anëtarë apo simpatizantë të LSI­së.

Ndërkaq, ka një luftë parimore të shpallur publikisht e politikisht të LSI­së dhe të shqiptarëve kundër oligarkisë; kundër monopoleve e klientëve të pushtetit që kane klientelizuar qeverinë për hesap e interes të tyre; kundër karteleve të drogës e klaneve kriminale, që e bënë Shqipërinë vendin e vetëm në historinë e parlamentarizmit botëror, parlamenti i së cilës miratoi një ligj për të dekriminalizuar vetveten.

Shqipëria vërtetë nuk ka një oligarki në kuptimin “ad litteram” të fjalës si pushtet i naftës. Por ka një oligarki, që vjen prej një pushteti tjetër edhe më të rrezikshëm. Është oligarkia e parasë pa mund, e parasë që vjen prej krimit, prej shitjes së pushtetit në formën e privilegjeve, indulgjencave e koncesioneve, e parasë që vjen nga pazaret me kompetencat. Për LSI­në lufta kundër kësaj oligarkie të pushtetit dhe pushtetit të oligarkisë është një çështje e interesit kombëtar dhe si e tillë është e panegociueshme.

Prandaj, “konflikti” i PD­së me LSI­në është i stisur dhe ai që e ka kthyer këtë stisje në kalë të betejës elektorale, nuk është i denjë të krahasohet as me Don Kishotin, që luftonte me mullinjtë e erës. Sa i takon përpjekjes së dështuar për demonizimin e LSI­së, le të kujtojmë vetëm pak fakte: ishte LSI që e bëri PD­në forcë qeverisëse dy herë; me 2005­ën dhe me 2009­ën. Ishte po LSI që i shpëtoi asaj fytyrën dhe nderin vetëm në vitin e kaluar e këndej: një herë duke u bërë faktori themelor i pranimit prej saj të reformës në drejtësi dhe votimit konsensual në Kuvend dhe herën e dytë, duke e nxjerrë nga çadra e duke e futur në zgjedhje.

Por edhe duke bërë shpeshherë oponencë të vendosur të qeverisjes, LSI përsëri i ka bërë një nder të madh edhe PD­së, sepse i ka dhënë asaj ushqimin e nevojshëm të opozitarizmit edhe kur nuk ka patur as zë dhe as guxim të fliste, siç ka qenë për shembull lufta kundër kultivimit e trafikimit të drogës, lufta kundër kanabizimit të vendit, për të cilën Luli filloi të fliste vetëm pasi humbi në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës.

Ai le të vazhdojë e të merret me LSI­në! Për anëtarët e simpatizantët, për votuesit e përkrahësit e shumtë të LSI­së në të gjithë vendin e kudo ku ka shqiptarë sulmet e shpifjet e Lulit janë asgjë! Ai thjeshtë po bëhet qesharak e po i lë pa mend edhe vetë demokratët, të cilët të mësuar me dimensionet prej lideri të Berishës, nuk gjejnë asnjë motiv për t’u sakrifikuar për të keqpërdorurin e oligarkisë, e cila meqë në makuterinë e vet për të kapur të gjithë shtetin ka pengesë vetëm LSI-në, po përdor edhe kryetarin e PD­së si instrumentin e radhës, siç e përdori për të shuar kauzën e opozitës, duke i dhënë OSHEE­në e disa drejtori të tjera.

Demokratët, si të gjithë shqiptarët; edhe si socialistët, edhe si ata që votojnë LSI­në a këdo parti tjetër, por edhe si ata që nuk kanë ndonjë preferencë apo simpati për partitë, nuk kanë nevojë për kantilenat e Lulit, por duan punë, duan taksa më të ulëta e më shumë vende pune të mirapaguara, duan stabilitet e qeveri që ju shërben qytetarëve e jo kryetarëve. Prandaj do të votojnë LSI­në e jo Lulin, sepse natyrshëm një votues demokrat mund të votojë me lehtë për Petrit Vasilin se sa për Edi Ramën.

Por duhet të dish edhe një gjë tjetër or Lul: LSI nuk e ka forcën tek të punësuarit, sepse as PD­në nuk e mbajtën në pushtet të punësuarit më 2009­ën, ashtu sikundër as LSI­së nuk i dhanë pushtet të punësuarit që ti me mosmirënjohje i hoqe të gjithë nga puna kur ishe kryetar i bashkisë së Tiranës, të cilën e fitove vetëm falë votës së LSI-së. LSI e ka forcën aty ku ti nuk arrin të prekësh dot; tek rinia dhe puna e përkushtuar e saj, tek mirënjohja, mbajtja e fjalës e gjithëpërfshirja, tek solidariteti dhe humanizmi, vlera me të cilat ti nuk ke asnjë pikëtakimi.

/a.m.

Next Post
Lajmi që tronditi botën: “Vritet reperi 50 Cent”

Lajmi që tronditi botën: "Vritet reperi 50 Cent"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In