• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Oligarkia e naftës ka dominuar për shumë vite”, Tabaku: Tre arsyet pse po rritet çmimi…

by A R
15/08/2023 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot në lidhje me çmimin e karburanteve.

“Në sesionin e kaluar, Grupi Parlamentar i PD shënoi një fitore duke mbyllur Bordet e Naftës dhe duke luftuar kundër oligarkisë së naftës që ka dominuar për shumë vite. Por, a e dini pse ndiheni akoma nën hijen e çmimeve të larta të karburantit?”, u shpreh Tabaku në një postim në rrjetet sociale, teksa renditi arsyet kryesore të rritjes së çmimeve të karburantit.

“Kartelat e Krijuara: Oligarkia e naftës ende e dominon lojën e tregut dhe ka krijuar një fushëveprim të ndërlidhur të interesave të saj. Këto kartele shmangin ligjet dhe vendosin çmimet sipas dëshirës së tyre”, theksoi ajo.

“Taksimi socialist: Detyrim për ju, fitim për të tjerët (Oligarkët): Qeveria dhe oligarkia punojnë së bashku në një ortakëri të mjerueshme. Ndërkohë që ju shihni çmimin e naftës rritur, më shumë se gjysma e çmimit është e justifikuar me taksa të larta që merren nga xhepat tuaj. Thënë shkurt, keni të bëni me një marrëveshje që e shfrytëzon juve për të pasuruar ata”, vijoi Tabaku.

“Shfrytëzimi i kursit të këmbimit: Edhe pse transaksionet për naftën bëhen në dollarë, çmimi rritet në monedhën tuaj lokale. Ky truk shfrytëzohet për të fituar edhe më shumë. Kompanitë e oligarkisë përfitojnë nga rritja e çmimit dhe kursi i këmbimit, duke u dhënë mundësinë për të fituar dy herë më shumë”, nënvizoi deputetja e PD.

Sipas saj, “këto arsye janë shqetësuese dhe po e kthejnë ekonominë tonë në një kurth, duke na privuar nga konkurrenca e ndershme dhe e drejtë në treg. Vetëm disa të pasur po përfitojnë, ndërsa shumica e pëson”.

“Gara e tregu i lirë është zgjidhja! Konkurenca e meritokracia, eleminimi i barrierave e rritja e numrit të kompanive, politika fiskale në shërbin të sipërmarrjes. Përqëndrimi vetëm në pak duar e ka ngushtuar hapësirën e kompanive për të vepruar”, theksoi ajo.

Tabaku nënvizoi se, rikthimi i besimit te institucionet, rigjallërimi i ekonomisë dhe hapja janë zgjidhja qoftë në biznes e qoftë në politikë.

“Sot pak duar kanë kapur prej fyti shumicën, meritokracia nuk vlerësohet e ne duhet ta ndryshojmë këtë! Ta ndryshojmë kënetën politike e ekonomike për të shkuar përpara dhe ndryshuar realitetin!”, përfundoi reagimin e saj deputetja e PD, Jorida Tabaku.

/a.r

Next Post
Raketa në Ukrainën Perëndimore, shënjestrohet parku i fëmijëve, viktima në Volyn

Raketa në Ukrainën Perëndimore, shënjestrohet parku i fëmijëve, viktima në Volyn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In