• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrjeti i Shkëlzen Berishës/ Skemë për të humbur gjurmët e parave duke hapur kompani boronicash

by Java News
05/08/2020 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në botën e pastrimit të parave, është një skemë që njihet me nofkën “oktapodi”, ku në kokë qëndron oligarku, ndërsa tentakulat janë një seri kompanish fiktive për të humbur gjurmët. Në shkrimin e sotëm, do të pasqyrojmë pikërisht për këtë skemë dhe ku personazhi kryesor është djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Gazeta Shqip denoncoi pak javë më parë ekskluzivisht, sesi Shkëlzen Berisha kishte blerë me kredi një fabrikë me vlerë 1.8 milionë euro në afërsi të fshatit Gërdec, për përpunimin e frutave, kryesisht boronicat.

Shkëlzen Berisha ka përdorur kompaninë Logal Shpk, për të blerë këtë godinë prej 1.8 milionë eurosh, me një kredi të marrë nga një bankë e nivelit të  dytë. Këtë veprim financiar, Berisha nuk e ka deklaruar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive (ILDKPKI).

Pikërisht këtu nis zanafilla e skemës “oktapod”!

Brenda kësaj fabrike të përpunimit të boronicave, është një tjetër kompani, e quajtur Agromel Shpk, e cila ka deklaruar në QKR si degë të selisë, fabrikën e Shkëlzen Berishës. Në librat e blerjes së Agromel Shpk, priten çdo muaj fatura tatimore për kompaninë e Berishës, Logal Shpk.

Prej fillimit të aktivitetit, Agromel Shpk ka deklaruar një xhiro totale prej 575.369.114 lekë, ose rreth 5 milionë euro, ku një pjesë të parave kanë shkuar për kompaninë Logal Shpk, të Shkëlzen Berishës.

Skemë “oktapodi”/ Shkëlzen Berisha hap disa kompani

Kompania Agromel, e cila ndodhet brenda fabrikës së Shkëlzen Berishës

Përveç pagesave për kompaninë Logal Shpk, kompania Agromel Shpk ka paguar drejtëpërdrejtë edhe Shkëlzen Berishën. Ky i fundit deklaron se në vitin 2016 është paguar si konsulent me vlerë 30 milionë lekësh pikërisht nga Agromel Shpk.

Dhe këtu është skema e parë sesi Berisha humb gjurmët e parave.

Skemë “oktapodi”/ Shkëlzen Berisha hap disa kompani

Pjesë nga deklarimi i pasurisë së familjes Berisha

Vijojmë më tej!

Agromel Shpk deklaron se ka për ortak Agromark Shpk. Këtu nis këmba tjetër e oktapodit. Edhe Agromark Shpk, çdo muaj fatura tatimore për Shkëlzen Berishën edhe pse nuk ka një adresë brenda fabrikës së boronicave. Agromark Shpk ka vetëm një të punësuar dhe mbetet e paqartë se çfarë aktiviteti ushtron dhe përse i paguan para kompanisë së Shkëlzen Berishës.

Por “oktapodi” Shkëlzen Berisha ka edhe një seri kompanishë të tjera, që ai kryen transaksione financiare çdo vit. Një prej tyre është Albania Legal Company, e cila shërben për konsultimet dhe shërbime ndërmjetësimi (sekseri) për Shkëlzen Berishën. Vetëm vitet e fundit, Berisha ka arritur të fitojë mbi 500 milionë lekë nga konsulenca që ai ofronte, madje edhe në kohën kur kishte babain kryeministër.

Kjo skemë i shpjegon mësëmiri pushimet luksoze të Shkëlzen Berishës, i cili pa punuar asnjë ditë shëtit me jaht dhe fle në vilë me 2000 euro/nata, sipas informacioneve të zbuluara sëfundmi nga Dritare.net./ gazeta shqip

g.kosovari

Next Post
Sinoptikania qetëson pushuesit pas shiut dhe erës së fortë në gjithë vendin: Gushti parashikohet…

Sinoptikania qetëson pushuesit pas shiut dhe erës së fortë në gjithë vendin: Gushti parashikohet…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Sekretarit Rubio: Liria e fjalës në Europë po gërryhet

January 16, 2026
LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

January 16, 2026
Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

January 16, 2026
“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

January 16, 2026
Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

January 16, 2026
Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

January 16, 2026
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

“Nga bashkimet familjare te…”, ekspertja sqaron cilat viza preken nga pezullimi i DASH-it për shqiptarët dhe cilat jo

January 16, 2026
VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

January 16, 2026
BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

January 16, 2026
Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In