OKB ka dhënë së fundmi një përditësim në lidhje me numrin e ukrainasve që kanë ikur nga atdheu si pasojë e luftës me Rusinë që nga data 24 Shkurt.
Sipas raportit, në total 2.95 milionë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre, prej të cilëve 1.8 milionë kanë hyrë në Poloni. Të tjerë kanë ikur drejt Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë.
Ndërkohë, UNICEF ka konfirmuar se 73,000 fëmijë ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit. Rreth 300,000 refugjatë ukrainas kanë hyrë gjithashtu në Evropën Perëndimore.
/a.r