• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OKB: Një në 10 fëmijë në botë detyrohet të punojë

by Java News
12/06/2019 23:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pothuajse një në 10 fëmijë në mbarë botën është i punësuar. Kjo normë llogaritet të jetë një në pesë fëmijë në Afrikë, një në 35 në vendet arabe, një në 25 në Europë dhe Azinë Qendrore, një në 19 në Amerikë dhe një në 14 në rajonin e Azisë.

Me rastin e 12 qershorit, Ditës Botërore për Luftën Kundër Punësimit të Fëmijëve, të shpallur nga Kombet e Bashkuara për të rritur ndërgjegjësimin kundër punësimit të tyre, AA ka përpiluar statistikat në mbarë botën për këtë çështje.

Sipas raportit që Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e lidhur me OKB-në e publikuar në nëntor 2017 me temë “Vlerësimi i Politikave dhe Programeve, Eliminimi i Punës së Fëmijëve deri më 2025”, pothuajse një në 10 fëmijë në mbarë botën është i punësuar.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) këtë situatë e përshkruan si “punësimi i fëmijëve zvogëlon potencialin dhe dinjitetin e tyre dhe pengon zhvillimin e tyre fizik dhe mendor”.

Nga punëtorët fëmijë nëpër botë, 64 milionë janë vajza, 88 milionë djem

Ka rreth 151,6 milionë fëmijë të moshës 5-17 vjeç në botë që janë të punësuar, ku 64 milionë prej këtyre fëmijëve janë vajza dhe 88 milionë janë djem. Teksa 71% e kësaj norme punojnë në sektorin bujqësor, theksohet se 69 për qind e tyre punojnë në punën e familjeve të tyre të papaguar.

Rreth 72,5 milionë punëtorë fëmijë janë të detyruar të punojnë në sektorë që kërcënojnë shëndetin, sigurinë dhe zhvillimin e tyre moral.

Sektori bujqësor me 71 % në fokusin e punësimit të fëmijëve

Shpërndarja e viktimave të punëtorëve fëmijë në botë sipas rajoneve është rreth 72,1 milionë në Afrikë, 62,1 milionë në Azi dhe Paqësor, 10,7 milionë në Amerikë, 1,2 milionë në vendet arabe dhe 5,5 milionë në Evropë dhe Azinë Qendrore.

Ndërkohë rreth gjysma e 151,6 milionë ”viktimave” janë mes moshave 5-11, ndërsa 42 milionë janë në mes 12-14 dhe 37 milionë janë mes moshave 15-17.

Gjithashtu, 58% e punëtorëve fëmijë dhe 62 për qind e atyre që punojnë në sektorë të rrezikshëm janë djem.

Në fokusin e punësimit të fëmijëve është sektori bujqësor me 71 për qind duke përfshirë peshkimin, pylltarinë, punën si çoban në kullota, bujqësi tregtare dhe punë të tjera, ndërsa 17 për qind sektori i shërbimeve dhe në masën 12 për qind sektori i industrisë.

Numri i punëtorëve fëmijë në botë është në rënie

Sipas shifrave të OKB-së, në vitin 2000 ka pasur 245,5 milionë punëtorë fëmijë, kjo shifër në vitin 2004 ka rënë në 222,2 milionë, në 215,2 milionë në vitin 2008, në vitin 2012 ka rënë në 167,9 milionë dhe 151,6 në vitin 2016 që është edhe niveli i ditëve të sotme.

Numri i fëmijëve që punojnë në punë të rrezikshme nga 170,5 milionë në vitin 2000, ka rënë në 128,3 milionë në vitin 2004, 115,3 milionë në vitin 2008 si dhe 85,3 milionë në vitin 2012 dhe 72,5 në 2016 që është niveli edhe i ditëve të sotme.

Nëse normat aktuale të rënies do të ruhen, OKB thekson se deri në vitin 2025, numri i punëtorëve fëmijë do të ulet në 121 milionë dhe numri i fëmijëve që punojnë në punë të rrezikshme do të ulet në 52 milionë.

Arsyet e punësimit të fëmijëve përfshijnë rregulla të kufizuara ligjore, varfëria dhe brishtësia sociale, sistemi i dobët shkollor dhe pamundësia për të ndjekur shkollën, mungesa e përkufizimit efektiv të dialogut social dhe të të drejtave për negocimin kolektiv si dhe mungesa ose dobësia e lirisë në organizim.

OKB-ja me vendosjen e moshës së ligjshme të punës, sistemit të mbrojtjes sociale, standardeve ligjore dhe rregulloreve për punën e të rriturve dhe të rinjve, si dhe me programet dhe parimet e barazisë arsimore për të gjithë synon të eliminojë punësimin e fëmijëve deri në vitin 2025. (Atsh)

Next Post
INTERVISTA/ Rrëfimi i Edi Rejës: Kombëtarja është gjë tjetër, dua një Shqipëri të ekuilibruar

INTERVISTA/ Rrëfimi i Edi Rejës: Kombëtarja është gjë tjetër, dua një Shqipëri të ekuilibruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

March 22, 2026
Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In