Shefi për ndihma i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien, paralajmëroi se Siria është kriza më e madhe humanitare e kohës sonë dhe se bëhet fjalë për “garë kundër kohës” për të shpëtuar qindra civilë të rrethuar.
“Në Alepo, shohim një katastrofë humanitare, të paparë ndonjëherë gjatë pesë vjetëve të konfliktit sirian”, tha O’Brien përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai kërkoi armëpushim 48-orësh në Alepo, në mënyrë që ndihmat humanitare të arrijnë të gjitha zonat.
O’Brien tha se OKB-ja është e gatshme të dërgojë 70 kamionë me ndihma atje, posa të marrë garancitë e nevojshme për siguri, transmeton Evropa e Lirë.
Mbi 250,000 njerëz janë të rrethuar në Alepo, në disa zona nga forcat qeveritare, në të tjera nga rebelët./a.m.