Mbi 350 persona u arrestuan në Venezuelë këtë javë gjatë protestave të organizuara kundër regjimit të presidentit Nicolas Maduro, deklaroi sot Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB.
Në një komunikatë, Michelle Bachelet njoftoi se zyra e saj kishte marrë informacione në lidhje me arrestimin në masë të manifestuesve, mbi 350 në total këtë javë, rreth 320 vetëm në një ditë më 23 janar.
/a.rada










