Koreja e Veriut është në proces të vendosjes së një serie të re minash tokësore në veri në zonën e demilitarizuar (DMZ) që e ndan me Korenë e Jugut, njoftoi sot Komanda e Kombeve të Bashkuara në Kore (UNC).
“Forca të ushtrisë koreano-veriore janë pikasur duke instaluar mina përgjatë vijës së lumit pranë fshatit kufitar në Panmunjom”, deklaroi një zëdhënës i UNC-së, institucion që monitoron armëpushimin që shpalli përfundimin e Luftës midis Koreve në 1953.
UNC-ja dënoi në mënyrë të vendosur këtë operacion të Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut në një deklaratë, duke theksuar se prania e çdo lloj pajisje ushtarake ose municioni pranë urës do të kompromentonte rëndë sigurinë e personave në të dy anët e lumit.
“Mijëra persona më së shumti fëmijë gjatë periudhës së shkollës kryejnë rregullisht vizita në DMZ”, bëri të ditur UNC-ja











