Sipas Kombeve të Bashkuara, 235 mijë emigrantë nga Libia janë nisur drejtë brigjeve të Italisë. Ata do të kalojnë nëpër ujërat e rrezikshme të Mesdheut për të shkuar në Itali, shkruan AFP, transmeton Express.
Ministri i Brendshëm italian, ka thënë se rreth 128 mijë e 400 refugjatë tashmë kanë arritur në brigjet e Mesdheut në Itali. Ai thotë se këta emigrantë kanë arritur në fillim të vitit 2015, mirëpo tregon se numri është në rritje.
“Në listat tona figurojnë 235 mijë emigrantë që presin nga Italia t’u jepet mundësia për jetesë, të cilët shpejtë do të arrijnë në vend”, ka thënë një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara. /a.m.