• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Oj PD-ja, pika-pika…

by Artur Ajazi
03/12/2019 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

E ndërsa qeveria dhe partnerët ndërkombëtarë janë non-stop 24 orë në këmbë, në lëvizje, në vendet ku po kryhet procesi transparent i verifikimeve të çdo pallati, banese dhe objekti tjetër, e vetmja forcë politike dhe i vetmi kryetar që merret me “plane me 5 dhe 3 pika” është Lulzim Basha dhe Partia e tij Demokratike.

Duke ja kaluar edhe Doktorit kësaj here, zoti Basha ka dalë paksa në terren, ka prekur nga afër dëmet katastrofike të tërmetit në disa zona të preferuara prej tij, dhe nuk ka harruar të shpallë edhe kësaj here “planin me 3 pika” të ish-opozitës për ngjarjen e fundit. Duke mos pranuar të ulet në tavolinën e duhur për të nisur bashkëbisedimin dhe bashkëpunimin me qeverinë dhe kryeministrin Rama, duke mos pranuar të jetë ai, ose personat e caktuar nga ai, në tavolinën e përbashkët edhe me partnerët ndërkombëtarë, duket se Lulzim Basha kërkon ti luten “aman o Lul hajde”.

Oj PD pika-pika, “kur nuk je në paqe, si mund të jesh në luftë” thotë një fjalë e urtë.

Dhe fakti është se kjo opozitë qysh ditën e parë të postërmetit, ishte aq e paditura dhe aq e painformuara, sa shpalli dhe “fajtorin”, që na ishte qeveria dhe Rama.

Në momentet më tragjike, kjo opozitë bëhet edhe më qesharake, në momentet më delikate kjo opozitë bëhet edhe më e largët, më e huaj se çdo gjë tjetër për fatet e vendit dhe shqiptarëve. Si mundet, të mungosh dhe të refuzosh ftesën e një kryeministri kur ndodh një fatkeqësi kombëtare, si mundet të merresh me llogje Kavaje, të hartosh plane dhe “projekte me 3 pika” në këmbim të afrimitetit dhe bashkëpunimit?

Oj PD-ja pika -pika. Edhe pse gjithë bota ka kthyer sytë, mëndjet dhe zemrat nga Shqipëria prej 10 ditësh, po ndihmon dhe po premton kontribute të çmuara materiale dhe monetare për kapërcimin e dëmeve dhe rehabilitimin e situatës pas tërmetit, duket se e vetmja grimcë e vogël, në këtë Shqipëri të Madhe që merret me “projekte me 3 pika” nga godina e SHQUP-it, për gjoja “rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti” është PD-ja e Doktorit dhe Lulzimit.

Të vetmen gjë, të cilën Lulzim Basha e di ta bëjë mirë në kohë krizash, është qëndrimi larg “davasë”, duke preferuar të japë nga larg, në distancë “këshilla, orientime, sygjerime”. Por pas nuk mbeten edhe “specialistët” e tij, ata që mbahen si “kokat e ndritura të PD”, të cilët 24 orë pas qametit, dilnin dhe deklaronin se “fajin për tërmetin e ka Rama”.

Madje ata kërkonin ato ditë të afronin “asistencë teknike nga SHQUP-i duke sygjeruar “afrimin e 500 inxhinerëve për daljen në terren”. Kur nuk di, të falet, por kur hiqesh si i ditur, natyrisht duket sikur tallet. Këtë kanë bërë gjithë këto ditë shqupistët dhe “specialistët” e PD. Mirë që nuk ndihmonin, mirë që nuk afroheshin, nuk bashkëpunonin, dhe nuk pranonin të uleshin në tavolinën e madhe për vendin, por sulmonin, akuzonin, dhe denigronin çdo përpjekje, çdo ndjesi, dhe çdo kontribut që vinte dhe bëhej pjesë e solidaritetit mbarë shqipëtar dhe botëror.

Oj PD-ja pika-pika, si nuk folët njëherë mbarë, si nuk treguat njëherë të vetme, se jeni me shqiptarët, se jeni për zhvillimin, si nuk ngjallët njëherë të vetme shpresë tek njerëzit edhe në ditë fatkeqësish, dhe të gjitha këto nuk harrohen lehtë.

Harto plane dhe projekte me 3 pika Lulzim, se Shqipëria nuk do të ecë më kurrë në rrugën tuaj, thuaja edhe Doktorit këtë.

Next Post
Urimi nga nëntoka i Vesa Lumës: Mi ka zënë tërmeti këmbë e duar

Gjeologu: E prisnim një tërmet të tillë. Banesa e familjes Lala u zhyt, ish-këneta është trualli më i keq që ekziston

Comments 1

  1. Fatmiri says:
    6 years ago

    O Artur Ajazi,

    “…. jetoje deshtimin tend, ky eshte denim i mjaftueshëm ….”.

    Edhe pas 6 viteve fajin e ka Saliu dhe Luli. Turp!

    Vetem me një gjë pajtohem me KM. “.. prej se doli FB budallenjtë folën në shesh, tani i njeh gjithë Shqipëria. Duket se ju jeni një ndër ta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In