• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

‘Oj nanë, shih se edhe unë kam diçka në bark”/ Çmimi i lirisë: Përurohet monumenti i Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit që u vra nga ushtria serbe

by Java News
18/06/2024 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark”, ishin fjalët e Leotrim Ahmetit, 7 vjeçar , para se nënë Shukrija të kuptonte se i biri kishte marrë plagë të rënda nga granatimi i shtëpisë së tyre në Rezallë të Skenderajt nga ushtria serbe.

Tre orë më vonë Leotrimi ndërroi jetë në Gradicë, përkundër ndihmës mjekësore që mori. Që nga kjo e martë, shtatorja e Leotrimit e vendosur në Skenderaj, do të shërbejë si monumet përkujtimi i çmimit më të shtrenjtë që paguan familjet shqiptare për liri.

“Faleminderit të gjithëve, kushdo që ka ardhë. Kushdo që ka rënë dëshmorë, ju faleminderit”, tha nëna e tij.

“Kjo shtatore simbolizon gjithë fëmijët që kanë dhënë jetën për këtë vend. Ku janë diku 1432 fëmijë e kjo shtatore i simbolizon ata”, tha vëllai i tij.

Autori i shtatores thotë se u inspirua nga fjalët e fundit të Leotrimit.

“Aty ka qenë një ngjarje shumë prekëse për mua bashkëbisedimi i nënës me fëmijën e vet para se të vdiste. Ajo më bëri që t’i vendosë vetes një parakusht për të ndërtuar një monumet për Leotrimin dhe historinë e vuajtjet e tij dhe gjithë të tjerët…”

Familjarët e Leotrimit, në këtë manifestim për zbulimin e shtatores së tij, thanë se kjo duhet të jetë thirrje për të mos e harruar të shkuarën e përjetimet e shqiptarëve.

“Ngjarje si këto kanë përjetuar shqiptarët ndër shekuj e janë shembuj të shumtë që përmes veprës së Leotrimit na rishfaqen si një lajm se historia nuk duhet harruar, se e kaluara e dhimbshme e ndërtoi të sotmen dhe është udhërrëfyes për të ardhmen”.

Leotrim Ahmeti, shtatë vjeçar u vra më 11 shtator të vitit 1998 në Rezallë të Skenderajt, nga forcat serbe. Ai është i biri i Malush Ahmetit, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po ashtu dha jetën e tij në luftën e fundit./m.j

Next Post
Britania la në fuqi non gratën e Berishës, avokati: I bazuar në fakte dhe jo fjalë!  Çdo provë e dokumentuar që nga 1996

Ambasadori: Pse Sali Berishës nuk iu hoq non-grata!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In