• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

OFL “zbarkon” në Vlorë, “piketon” pasuritë e katër të dënuarve për vrasje dhe drogë

by Ardit Rada
02/07/2020 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër persona me pasuri të dyshimtë, në Vlorë janë bërë subjekte të OFL dhe tashmë duhet të deklarojnë origjinën e pasurisë së tyre.

Bëhet fjalë për Eduart dhe Hakim Xhezo (vellezer), Gentjan Dautaj, Divid Islamaj, do te vetedeklarojne pasurine qe dyshohet se jane vene permes krimit.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. Xh., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

H. Xh., banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

G. D., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë;

D. I., banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/e.rr

Next Post

Betejat pa lavdi, e atyre në fund të listës Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In