Operacioni “Forca e Ligjit” ka zbarkuar sot në Fushë Krujë dhe në Durrës, duke i dërguar formularin për deklarimin e burimit të pasurisë dy të dënuarve.
Bëhet fjalë për shtetasit Shkëlqim Miri dhe Adem Keçi të dënuar për trafik droge.
Njoftimi i policisë
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Shkëlqim Miri banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Adem Keçi banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari