Ashtu si mendohej Roma ka refuzuar ofertën e Real Madridi për portierin e saj brazilian, Alisson.
25-vjeçari është në listën e transferimeve të klubit spanjoll, por sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, Roma kërkon 90 milionë euro, ndërsa Reali ka ofruar vetëm një shumë të vogël të parave.
Roma ka më pak presion për shitjen e tij dhe ka përgatitur kontratën e re për brazilianin që ka thënë se është i lumtur me interesimin e Madridit dhe Liverpoolit. (b.an)











