Në përpjekje për të nxitur biznesin sapo Austria të prezantojë një leje të detyrueshme të vaksinës COVID-19 në javët e ardhshme, një bordello austriake ka vendosur të ofrojë seks falas për 30 minuta me njërën nga punonjëst aty.
“Fund Palast” ofron vaksina kundër Covid dhe të gjithë ata klientë që pranojnë do kenë mundësinë që për 30 minuta të qëndrojnë falas në një nga saunat e hotelit, ndërsa vajzën do të kenë mundësi ta zgjedhin vetë.
Gati 64% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, ndërsa qytetarët që nuk kanë pranuar deri tani nuk u lejohet të hyjnë në kafene, restorante dhe parukeri.
Në hotele, kinema, apo evente ku mblidhen më shumë se 25 persona, kërkohen prova të vaksinimit ose që personi të jetë i shëruar dhe negativ për Covid.
/b.h