• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ofensiva më e madhe diplomatike për Shqipërinë anëtare të BE”/ Spiropali: Viti 2026, kapitull vendimtar për integrimin

by Os De
10/11/2025 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 2026-tën, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, hyn në kapitullin e tij vendimtar. 

Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali nga Komisioni Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme ku u prezantua projektbuxheti i vitit 2026. 

Vitin e ardhshëm, sipas Spiropalit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka përpara një mision historik, të udhëheqë ofensivën më të madhe diplomatike në historinë e diplomacisë shqiptare. 

“Duhet t’i japim vulën e pakthyeshmërisë së gjithë reformave që na kanë sjellë në pikën ku kemi arritur. Mali që kemi përpara nesh është ende i lartë, por duke parë pas, tatëpjeta që kemi ngjitur është edhe më e lartë se sa maja përballë. Nuk jemi në gjysmë të rrugës. Jemi pranë fundit të saj! Për këtë arsye, me një lidership të vendosur, me një vullnet të palëkundur dhe me më shumë energji, duhet të punojmë për të bërë më shumë, dhe për t’u takuar edhe më shpejt me objektivin e pashmangshëm të Pasaportës sonë Europiane”, tha Spiropali. 

Spiropali shtoi se pasaporta Europiane nuk është një slogan politik, por një agjendë konkrete që përkthehet me objektiva konkretë: 

“Si eliminimi i plotë i kufizimeve të lëvizjes për qytetarin shqiptarë në Europë. Më shumë të drejta studimi dhe të drejta pune në çdo vend të BE-së. Investime të huaja që krijojnë vende pune të mirëpaguara, modernizim i arsimit dhe shëndetësisë, inovacion, teknologji, etj”, deklaroi Spiropali. 

Synimi i politikës sonë të jashtme, sipas Ministres së Jashtme, është të konsolidojë perceptimin e Shqipërisë si një vend europian, demokratik, të konsoliduar në mirëfunksionimin e institucioneve, respektimin e ligjit e të drejtave të njeriut, e me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social. 

Së dyti, faktorizimin e mëtejshëm të vendit si një aktor i besueshëm dhe konsekuent në qëndrimet e tij parimore ndaj zhvillimeve rajonale e globale. 

Së treti, rijetëzimi dhe fuqizimi i diplomacisë ekonomike, ku përfaqësitë tona do të përfshihen dhe angazhohen aktivisht në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me partnerët strategjikë. 

Ministrja deklaroi se “buxheti i ri i MEPJ për vitin 2026, na jep kapacitetet e nevojshme për t’u ngritur në lartësinë e ambicies sonë dhe për të përmbushur me shpejtësi objektivat tanë politikë dhe strategjikë.” 

Buxheti 2026 do të mbështesë edhe Strategjinë Kombëtare të Diasporës Shqiptare, regjistrimin e diasporës dhe rrjetëzimin e grupeve profesioniste në diasporë, modernizimin e shërbimeve të dedikuara për diasporën. 

Fokus kyç në punën e MEPJ për vitin e ardhshëm do të jetë hapja e shërbimit diplomatik ndaj të rinjve, veçanërisht ekselencës dhe të rinjve në diasporë. 

 

 

 

Next Post
A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026?/ Malaj: Do të varet nga rritja ekonomike e vendit

A do ketë bonus fundviti për pensionistët në 2026?/ Malaj: Do të varet nga rritja ekonomike e vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In