David Coote nuk do të jetë më gjyqtar në Premier League. Një video, ku tregonte arbitrin duke ofenduar Liverpool-in dhe ish-trajnerin e tyre, Jurgen Klopp, i ka kushtuar rëndë 42-vjeçarit.
Federata Angleze ka shkarkuar David Coote, pas një hetimi të nisur muajin e kaluar, duke e shpallur atë fajtor.
Organi Përgjegjës për Gjyqtarët në Angli, doli me një deklaratë zyrare, ku njoftoi shkarkimin e Coote, pasi kishte shkelur rëndë kontratën.
“Pas përfundimit të një hetimi të plotë mbi sjelljen e David Coote, punësimi i tij me PGMOL sot është ndërprerë mee efekt të menjëhershë. Është konstatuar se veprimet e David Coote ishin në shkelje të rëndë të kushteve të kontratës së tij të punës dhe pozicioni i tij u konsiderua i paqëndrueshëm”, thuhet në deklaratë./ b.p