• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Odiseja” e seancës për Berishën, Kaso: Gjyqtarja Irena Gjoka s’ka tagër për të marrë vendim. Është shkelur Kushtetuta

by Java News
25/10/2023 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari Ligjor dhe për çështje Zgjedhore, Ivi Kaso në emisionin “Real Story” në ABCNews theksoi se nga pikëpamja juridike ende nuk ka një formalizim të një akuze të vetme nga SPAK, për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai gjithashtu theksoi se gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka tagër që të marrë vendim duke shtuar se ka një shkelje të Kushtetueses.

“Ende nuk ka një akuzë të ngritur. Kemi persona të dyshuar për kryerjen e një vepra penale, për të cilat SPAK po zhvillon hetime. Duke mos pasur një akuzë ligjërisht nuk e dimë nëse do të ketë apo jo proces. Berisha është duke u përballur edhe në hullinë gjyqësore në të cilën është kanalizuar çështja, nëpërmjet avokatëve të vet. Ditën e djeshme dy avokatë janë paraqitur me prokurë. Zoti Berisha ka zgjedhur të mos shkojë vet për arsye që i ka bërë të ditura. Avokatët janë legjitimuar është vendosur vazhdimi i seancës në mungesë të zotit Berisha. Gjykata e konsideruar të mjaftueshme prezencën e avokatëve, pra ky vendim tashmë është marrë.

Zoti Berisha  ka depozituar në SPAK një kallëzim ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Gjyqtarja Irena Gjoka duhet të verifikonte masën e sigurisë.  Gjykata në bazë të kodit të procedurës është e detyruar të pezullojë vendimmarrje të tjera, nuk mund të marrë vendim. Por sot avokatët i kanë bërë kërkesë gjykatës se meqenëse ka pretendime se masa është kufizim i lirisë së zotit Berisha, por jo heqje e lirisë, avokatët i kanë kërkuar gjykatës meqenëse ka një kuptim të ndryshëm, të normës Kushtetuese të organit procedues dërgohet çështja në Gjykatë Kushtetuese që ta interpretojë njëherë e mirë.

Pra tani gjyqtarja Irena Gjoka vetëm mund të dëgjonte palët dhe jo të jepte vendime, sot ka dhënë vendim, ka rrëzuar kërkesën. Për faktin që ka marrë vendim pasi nuk mund të marrë kur nuk mund të marrë vendim, i ka bërë avokatët të bëjnë atë reagim, pra të largohen. Pasi patën një zhvillim jo normal në këto kushte kur shkelet Kushtetuta”, tha ndër të tjera Kaso./m.j

Next Post
FOTOT/ Rama, i ftuar nga KE në Bruksel: Shqipëria duhet të jetë pjesë e pandarë e programeve europiane të financimit

FOTOT/ Rama, i ftuar nga KE në Bruksel: Shqipëria duhet të jetë pjesë e pandarë e programeve europiane të financimit

Comments 1

  1. Turi qe ta vur.. says:
    2 years ago

    Ivi ha mut se te zbut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In