• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Odisea e grekëve: Nga bilancet e falsifikuar, deri tek referendumi

by
06/07/2015 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë vite krizë që e kanë çuar disa herë Greqinë në buzë të humnerës

Pesë vite krizë, që e kanë çuar disa herë Athinën në buzë të greminës. Janë vitet që ka jetuar nga 2009 deri sot Greqia, në negociatën e saj të pambarimtë me Europën, dhe që në fund “shfryu” në një referendim nëse duhet pranuar ose jo plani i shpëtimit i kredidhënësve, në të cilin duket se ka fituar JO-ja.

Ja një histori kronologjike e përballjes mes Athinës dhe kredidhënësve, duke kaluar nga fitorja elektorale e Alexis Tsiprasit në janar të këtij viti.

2009, SHPERTHEN KRIZA, ZBULOHET TRUKIMI I BILANCEVE: Partia Socialiste, PASOK fiton zgjedhjet. Dalin në pah ndryshimet mes parashikimeve të qeverisë në ikje dhe realitetit të llogarive publike: raporti defiçit/GDP është 12%, ose dyfishi i parashikimit. Në fund të dhjetorit vijnë sakrificat e para ta qeverisë Papandreou: një plan 3 vjeçar i rimëkëmbjes.

2010, GREQIA SHNDERROHET NE CESHTJE NDERKOMBETARE: Agjencitë ulin vlerësimin. Taksat rriten me shpejtësi. FMN vendos të dërgojë një mision në Athinë, duke parashikuar një hua të mundshme. Pak ditë më vonë, Brukseli vendos të vendosë në mënyrë të përhershme një teknik të Eurostatit, në bordin e institutit grek të statistikave. Përhapen frikërat për një krizë borxhi të të gjithë vendeve në periferi të Eurozonës. Eurozona harton një plan ndihmash që parashikon hua dypalëshe me një kontribut të FMN.

2 MAJ 2010, KTHESA E NDIHMAVE: Athina shpall një terapi shoku prej 30 miliardësh, praktikisht një e shtata e GDP së vendit dhe Eurogrupi i hap rrugë mekanizmit të mbështetjes financiare, prej 110 miliardësh.

2011, DRAMA E ATHINES: Situata nuk përmirësohet: Moody’s, S&P dhe Fitch ulin edhe më hsumë vlerësimin për bonot greke. Qeveria detyrohet të bëjë shkurtime të reja prej 6.5 miliardë eurosh. Por nuk mjafton: një plan i ri shtrëngimi kërkon shkurtime prej 28 miliardësh Euro, deri në vitin 2015. Vetëm atëherë, BE i hap dritën jeshile transheve të tjerë të ndihmave. Në 25 korrik 2011, Moody’s e jep për të sigurtë falimentin. Në shtator qeveria bën një tjetër manovër.

MBERRIN TROJKA: Vendi nis të mbikëqyret nga Trojka e BE, BQE dhe FMN. Europa aktivizon fondin e shpëtimit të shteteve, duke i garantuar Greqisë më shumë oksigjen ekonomi. Por kriza përshkallëzohet. Papunësia merr fluturimin, GDP fundoset. Shpërthejnë protestat në sheshe, që shndërrohen në veprime guerilase në qendër të Athinës. Papandreou jep dorëheqjen duke planifikuar zgjedhjet për pranverën e vitit 2012.

2012, SERISH NDIHMA, POR DHE SHKURTIME: Eurogrupi i hap rrugën ndihmave të reja prej 130 miliardësh, duke shtyrë një faliment që përndryshe do të ishte i pashmangshëm. Në mars, mbajtësit e borxhit helen pranojnë një rënie me 50% të vlerës nominale të letrave me vlerë, me një zgjatje të skadencës.

RRITET ANTIEUROPEIZMI: Nga viti 2012, është Antonis Samaras që e udhëheq Greqinë. Qeveria bashkëpunon me BE, por populli grek shfaq hapur antieuropeizmin dhe refuzon Trojkën. Rriten krahët ekstremë të politikës: Agimi i Artë në të djathtë dhe Syriza në të majtë, të dyja kundër pagimit të borxheve.

2015, FITON TSIPRASI, NIS SFIDA NDAJ BE: Alexis Tsiprasi është sërish heroi i politikës greke, dhe ashtu si Davidi sfidon Goliathin. Nis një tur në Europë, për të bindur Brukselin dhe Frankfurtin që të ripërcaktojnë borxhin grek dhe të hedhin poshtë politikën e shtrëngimit të Trojkës. Në të njëjtën kohë, bota njihet me ministrin e ri të Financave, Yanis Varoufakis.

4 SHKURT: Për qeverinë e re greke, vjen dushi i parë i ftohtë: Banka Qendrore Europiane i pret Greqisë financimet direkte për bankat, të cilat tani detyrohen të financohen me likuiditetet e fondit të emergjencës.

PRILL: Greqia i paraqet Europës një listë të re reformash, me te detajuar, por kjo perpjekje nuk mjafton per te zhbllokuar ndihmat. Në mbledhjen e Eurogrupit, po atë ditë, nisin kritikat e forta ndaj Varoufakisit, që e quajnë “një amator dhe një njeri që shërben vetëm për të humbur kohën”.

13 MAJ: Eurostati vërteton se vendi ka hyrë sërish në recesion në tremujorin e parë. Kredidhënësit nisin presionin për shkurtime prej të paktën 3 miliardë Euro në vit.

4 QERSHOR: Athina informon FMN-në se ka ndërmend të përmbledhë katër pagesat e qershorit në një të vetme, që skadon në 30 qershor, për një total prej 1.6 miliardësh.

13 QERSHOR: Presidenti i Komisionit të BE, Jean Claude Juncker thotë se marrëveshja mes Athinës dhe kredidhënësve duhet të përmbyllet para rihapjes së tregjeve. Nuk ndodh… Asnjë marrëveshje, edhe në mbledhjen e Eurogrupit në 18 qershor. Thirret një samit për në 22 qershor, por flitet që aty për një tjetër samit. Bankat ndërkohë rrezikojnë shumë, me depozitat që “marrin arratinë”. BQE ofron fonde të tjerë emergjence, aq sa duhen për të përballuar situatën.

27 QERSHOR: Kryeministri grek, Alexander Tsipras shpall që referendumi do të zhvillohet në 5 korrik.

30 QERSHOR: Athina nuk respekton skadencën e borxhit ndaj FMN dhe nuk i paguan 1.6 miliardë Eurot.

5 KORRIK: Zhvillohet referendumi për planin e ndihmave të propozuar nga kredidhënësit, dhe përgjigja e grekëve është JO.

Bota.al

Next Post

52-vjeçarja seksi: Mendojnë se jam e dashura e tim biri (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In