• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

O’Connell: Të gjitha partitë kanë bërë punësime politike

by Aalison Pearse Stevens
24/08/2016 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se nepotizmi dhe klientelizmi dy gjëra që mund ta mbysin Kosovën. O’Connell, këto komente i bëri në një intervistë për Interaktiv të KTV-së, duke iu referuar memorandumit të nënshkruar mes Kuvendit, Qeverisë dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe, i cili synon të fuqizojë dhe sigurojë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për postet e larta e në borde.

“Dihet mirë se nepotizmi dhe klientelizmi është problem i stërmadh në Kosovë. Punësimi në baza partiake a familjare mund ta mbys Kosovën. Kosova duhet të ketë njerëz më të kualifikuar nëpër këto poste publike. Njerëz që punojnë në interes të shtetit, e jo për interesa private”, ka thënë O’Connell në një intervistë për Interaktiv të KTV-së.

Ambasadori tha se në përgjimet e fundit kemi dëgjuar atë se çfarë ka ndodhur që nga pas lufta në Kosovë.

“Sa jam optimist për këtë projekt, nuk e di. Si LDK, ashtu edhe PDK, kanë shprehur gatishmëri për të zbatuar këtë projekt. Do të shohim nëse ka vullnet politik për zbatim të këtij projekti”, u shpreh ai.

Ky projekt, O’Connell ka thënë se nuk nënkupton se ndërkombëtarët i kanë në dorë çështjet e punësimeve në Kosovë, sepse Kosova është shtet dhe këto punë duhet t’i bëjë vetë. Mirëpo, thotë se kompania e caktuar do të merret me çështjet teknike gjatë aplikimit për një post të lartë publik.

Në të kaluarën, Ambasadori britanik ka thënë se ka pasur raste kur kandidati më i dobët është shpallur fitues i një posti të rëndësishëm publik, por thotë se përmes kësaj agjencie ka shpresë që kjo të mos ndodhë më.

“Fokusi i agjencisë është për pozitat më të larta të agjencive të pavarura dhe në pozita në administratën publike. Në ato pozita ku s’guxon që të emërohet një individ i ndikuar politikisht”, theksoi ai.

“Të gjitha Qeveritë kanë bërë punësime politike. Nuk është vetëm një parti që ka bërë punësime politike, të gjitha kanë bërë. Disa mund të jenë më të suksesshme se tjerat. Por, këto që i kemi dëgjuar në përgjime, nuk është se nuk i kemi ditur. Janë ditur dhe tani janë vërtetuar”, shtoi kryediplomati britanik në Kosovë.

“Pas përgjimeve, mund të ketë një vullnet politik për të zbatuar këtë projekt”, u shpreh O’Connell. (b.an)

Next Post
FOTO/ Realiteti i hidhur… si ishte dhe si është vajza e famshme e Eli Farës

FOTOT/ Nuk ka reçipeta që mbajnë gjokset shpërthyes të Marina Farës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In