• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OBSH: Origjina e paqartë e COVID-it, të studiohet teoria e rrjedhjes laboratorike

by Java News
10/06/2022 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup ekspertësh i krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), për të ndihmuar në hetimin e origjinës së pandemisë së koronavirusit, tha se nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar se si filloi COVID-19, duke përfshirë një analizë më të detajuar të mundësisë së një aksidenti laboratorik.

Ky qëndrim shënon një përmbysje të mprehtë të vlerësimit fillestar të Agjencisë së Shëndetit të OKB-së për origjinën e pandemisë. OBSH-ja, vitin e kaluar, arriti në përfundimin se ishte “jashtëzakonisht pak e mundshme” që COVID-19 është përhapur te njerëzit nga laboratori.

Shumë shkencëtarë dyshojnë se koronavirusi është transmetuar te njerëzit nga lakuriqët e natës, përmes kafshëve të tjera. Në raportin e publikuar të enjten, grupi i ekspertëve të OBSH-së tha se ende mungojnë “të dhënat kryesore” , të cilat do ta sqaronin se si filloi pandemia.

Shkencëtarët thanë se grupi “do të mbetet i hapur për të gjitha provat shkencore që do të jenë të qasshme në të ardhmen, në mënyrë që të mundësojë testimin gjithëpërfshirës të të gjitha hipotezave të arsyeshme”.

Identifikimi i burimit të sëmundjes tek kafshët zakonisht zgjatë me vite. U deshën rreth 15 vjet që shkencëtarët të gjenin llojet e lakuriqëve të natës që ishin rezervuar natyror për SARS-in, kushëri i COVID-19.

Grupi i ekspertëve të OBSH-së gjithashtu vuri në dukje se, duke qenë se aksidentet laboratorike kanë shkaktuar disa epidemi në të kaluarën, kjo teori, shumë e politizuar, nuk mund të hidhet poshtë.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka spekuluar disa herë – pa prova – se COVID-19 u nis në një laborator kinez. Ai akuzoi gjithashtu OBSH-në për “bashkëpunim të fshehtë” me Kinën për të mbuluar epideminë fillestare, duke iu referuar faktit se OBSH-ja në vazhdimësi e ka lavdëruar publikisht këtë vend.

Grupi i ekspertëve të OBSH-së tha se drejtori i përgjithshëm i agjencisë së shëndetit të OKB-së, Tedros Adhanom Gebrejesus u dërgoi, në muajin shkurt, dy letra zyrtarëve të lartë të qeverisë kineze, duke kërkuar informacione, përfshirë detajet për rastet më të hershme njerëzore të COVID-19 në qytetin e Vuhan. Është e paqartë nëse kinezët u përgjigjën.

Ekspertët thanë se OBSH-së nuk i është dorëzuar asnjë studim, i cili do të vlerësonte mundësinë e përhapjes së COVID-19, si rezultat i një rrjedhjeje nga laboratori.

Ata thanë se të kuptuarit e tyre, lidhur me atë se si u shfaq koronavirusi, ishte i kufizuar në disa faktorë, duke përfshirë faktin se jo të gjitha kërkimet e paraqitura nga shkencëtarët kinezë ishin publikuar.

Jamie Metzl, i cili është anëtar i grupit të pavarur këshillues të OBSH-së, sugjeroi që Grupi i shtatë kombeve të industrializuara të vendosë hetimin e vet për origjinën e COVID-19, duke thënë se OBSH-së i mungonte autoriteti politik, ekspertiza shkencore dhe pavarësia për të kryer një vlerësim të tillë kritik.

Metzl përshëndeti thirrjen e OBSH-së për hetime të mëtejshme mbi mundësinë e një rrjedhjeje nga laboratori, por tha se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

“Tragjikisht, qeveria kineze vazhdon të refuzojë të ndajë të dhënat bazë të papërpunuara dhe nuk do të lejojë auditimin e nevojshëm dhe të plotë të laboratorit në Vuhan”, theksoi ai dhe shtoi:

“Marrja e qasjes në këtë informacion është thelbësore për të kuptuar se si filloi kjo pandemi dhe për të parandaluar pandemitë e ardhshme”.

Ekspertët shkencorë të OBSH-së thanë se nevojiten një sërë rrugësh kërkimore, duke përfshirë studime që vlerësojnë rolin e kafshëve të egra, të cilat konsiderohen se janë rezervuari natyror i COVID-19, si dhe studime mjedisore në vendet ku virusi mund të jetë përhapur për herë të parë, siç është tregu i ushqimeve të detit në Huanan, në Vuhan.

Në mars të vitit 2021, OBSH-ja publikoi një raport mbi origjinën e COVID-19, pas një vizite shumë formale të shkencëtarëve ndërkombëtarë në Kinë. Raporti arriti në përfundimin se sëmundja ka shumë të ngjarë të jetë përhapur te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe se nuk kishte prova që të tregonin një lidhje me laboratorin.

Megjithatë, pas kritikave të rëndësishme, përfshirë nga disa shkencëtarë nga ekipi i OBSH-së, kreu i OBSH-së, Tedros Gebrejesus, pranoi se ishte “e parakohshme” të përjashtohej rrjedhja nga laboratori dhe tha se i është lutur Kinës që të ishte më transparente në shkëmbimin e informacioneve.

Në raportin e saj të ri, OBSH-ja tha se ekspertët kanë fituar qasje në të dhënat që përfshijnë mostra të papublikuara gjaku nga më shumë se 40,000 njerëz në Vuhan, në vitin 2019. Mostrat u testuan për antitrupa ndaj COVID-19. Asnjë nuk u gjet, duke sugjeruar se virusi nuk u përhap përpara se të identifikohej për herë të parë në fund të dhjetorit të atij viti.

Ekspertët e OBSH-së kanë bërë thirrje për një numër studimesh, duke përfshirë testimin e kafshëve të egra, për të zbuluar se cilat specie mund të jenë nikoqire të COVID-19.

Për të hulumtuar nëse pandemia COVID-19 mund të ketë qenë rezultat i një aksidenti laboratorik, ekspertët e OBSH-së thanë se kërkimi duhet të kryhet “me stafin laboratorik të ngarkuar për menaxhimin dhe zbatimin e sigurisë biologjike”, duke thënë se kjo do të sigurojë më shumë informacione për atë se si janë menaxhuar viruset e ndërlidhura me COVID-19.

Më herët, Kina e vlerësoi si “të pabazuar” sugjerimin se COVID-19 e kishte origjinën në laborator dhe deklaroi se virusi mund të kishte origjinën në objektet amerikane, për të cilat dihej gjithashtu se po hetojnë koronavirusët te kafshët. Qeveria kineze tha se e mbështet kërkimin për origjinën e pandemisë, por se vendet e tjera duhet të jenë në fokus.

Shkencëtarët e lidhur me OBSH-në paralajmëruan në gusht të vitit 2021 se kërkimi për origjinën e pandemisë kishte ngecur dhe se dritarja e mundësive po “mbyllet shpejt”. Ata paralajmëruan se mbledhja e të dhënave, të cilat tani janë të vjetra të paktën dy vjet, është gjithnjë e më e vështirë./R.E.L

g.kosovari

Next Post
Me vrap nëpër ara/ VIDEO kur shqiptarët ia mbathin nga burgu në Itali. Mes tyre edhe “eksperti” Edison Pula

Me vrap nëpër ara/ VIDEO kur shqiptarët ia mbathin nga burgu në Itali. Mes tyre edhe “eksperti” Edison Pula

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In