Britania e Madhe e ka njoftuar OBSH-në për një variant të ri të COVID-19 në vend, megjithatë shkencëtarët ende nuk kanë studiuar nëse ai është më ngjitës apo shkakton një përgjigje imune të ndryshme, tha sot agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara.
“Autoritetet britanike raportuan se nuk kanë asnjë provë deri më tani se ky variant sillet ndryshe nga viruset e tjera që qarkullojnë”, tha OBSH.
“Tipi i virusit, i është zbuluar në Anglinë juglindore, është izoluar te pacientët dhe do të studiohet në laboratorët britanikë”, shtoi ajo.
OBSH vuri në dukje se është normale që viruset të shndërrohen me kalimin e kohës dhe se shumica e këtyre ndryshimeve kanë pak ose aspak efekt në transmetimin ose në ashpërsinë e sëmundjes.
/a.r