Organizata Botërore në Shqipëri shkruan në ‘Facebook’ se obeziteti rrit ndjeshëm shanset për pasoja të rënda te pacientët me COVID-19.
Për këtë arsye, OBSH bën thirrje për kujdes, ndërsa shton se gjatë pandemisë obeziteti është rritur, pasi njerëzit kanë mundësi të kufizuara për ushtrime fizive.
Mesazhi i OBSH në Shqipëri:
#Obeziteti rrit ndjeshëm shanset për pasoja të rënda te pacientët #COVID19, siç janë nevoja për trajtim të kujdesit intensiv, ventilimi mekanik dhe vdekje.
Rreziku i #obezitetit është rritur gjatë pandemisë. Shumë njerëz kanë pasur mundësi të kufizuara për;
🥕🍎 sigurimin e ushqimit të shëndetshëm
🤸♂️🚴♀️ ushtrime fizike
🏥🩺 akses në shërbimet e kujdesit shëndetësor
/e.rr