• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OBSH: Maska në rrugë frenon përhapjen e Covid!

by Java News
13/10/2020 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përdorimin e maskës në hapësira publike, Shqipërisë ia rekomandoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri, Bettina Menne, thotë se mbajtja e maskës edhe në rrugë, një masë kjo që hyn në fuqi të enjten, do të frenojë përhapjen e Covid-19.

Ajo sqaron se maska nuk ka asnjë pasojë negative tek ata që e përdorin, përveç rasteve të veçanta:

“Ne jemi të lumtur të shohim që Qeveria miratoi seriozisht diçka për të cilën OBSH ka kërkuar që prej më shumë se 5 muajsh: përdorimin e maskave në hapësira publike. 

Virusi ka potencialin të bëjë dëme të mëdha nëse nuk ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të ndaluar përhapjen e tij. Jo, jo maska nuk ka asnjë pasojë negative”.

Përdorimi i maskës, thotë përfaqësuesja e OBSH, do të evitojë një tjetër mbyllje të vendit:

“Njerëzit e dinë që duhet të përdoret kudo dhe gjithmonë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe me shumë mundësi do të na parandalojë mbylljen. 

Situta është e ndryshme dhe sigurisht po mbahet nën kontroll dhe po shihet se cilat çështje do të zbatohen në Europë dhe Ballkan. 

Por dihet që mbyllja nuk i shërbeu asnjërit. Bllokimet e pjesshme po zbatohen pothuajse kudo në Evropë, ku situata ka përmbushur nivele kritike. Ne nuk do të ishim në favor që kjo të ndodhte në Shqipëri. Ne jemi të vetëdijshëm për lodhjen e publikut për të ndjekur masat parandaluese”.

Shifrat e Covid po rriten, por OBSH shpjegon se Shqipëria ka të njëjtën situatë si vendet e tjera:

“Është e qartë se ka një rritje të numrave. Shqipëria po kalon një situatë shumë të ngjashme me pjesën tjetër të Evropës, me një popullsi të infektuar 75 / 100.000 në javë. Shumica dërrmuese e popullsisë mbetet e rrezikuar”.

Sipas përfaqësueses së OBSH në Shqipëri, për rikuperimin e plotë nga Covid, një personi të infektuar i nevojiten 8 javë.

Në shumë vende po përdoren testet e shpejte për Covid dhe OBSH kërkon që ato të aplikohen edhe në Shqipëri. Përsa i përket vaksinës, përfaqësuesja e organizatës thotë nuk ka shpresë që ajo të jetë gati deri në fund të vitit.

Next Post
Bill Gates bën parashikimin e radhës: Edhe më i zymtë për COVID-19

Bill Gates bën parashikimin e radhës: Edhe më i zymtë për COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In