• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Objektivi, 1.5 miliardë euro investime për rrugët në 4 vite

by A R
28/04/2018 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka bërë një rezyme të projekteve të realizuara në 6 muajt e parë të mandatit të dytë qeverisës të PS.

Po ashtu, ai u ndal edhe te objektivat e mandatit që një prej projkteve madhore ka edhe Rrugën e Arbrit.

Ndëkorhë, në projektet infrastrukturore, Gjuknrui tha se do investohen 1.5 miliard Euro që do shkojnë për rrugët.

Fjalë e plotë me objektivat:

Kur flitet për vepra në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, 6 muaj janë shumë pak. Ne e kemi shfrytëzuar këtë periudhë maksimalisht për t’i dhenë zgjidhje shumë problematikave të  trashëguara.

Miratuam studimet dhe projektet e shumë veprave të mbetura në mes apo vetëm në letër, duke u dhënë zgjidhje problemeve  teknike e ligjore, e duke i bërë gati për të filluar zbatimin përmes financimeve me Buxhet të Shtetit ose me skemën tashmë të njohur të Partneriteti Publik-Privat.

Premtuam pastrimin e nyjeve dhe akseve kombëtare nga tabelat e objektet në kundërshtim me sinjalistikën rrugore. Ndërhymë në 14 akse duke larguam nga rruga rreth 1500 tabela, 124 kioska, 63 vendgrumbullime inertesh e gomash, dhjetra konstruksione druri e metalike, kontenierë, lavazhe dhe objekte të tjera. Është projektuar tanimë edhe ndërhyrja emergjente në pikat më problematike për aksidentet rrugore të njohura si “black spots”.

Premtuam shkrirjen e “policisë gri” dhe zgjidhjen e problemit të transportit ndërqytetës e rrethqytetës. Pas reformës në Drejtorinë e Transportit Rrugor, drejtuesit e mjeteve sot nuk i shohin me policët që deri dje në shumicën e rasteve abuzonin duke mos realizuar qëllimin për të cilin dilnin në terren. Çështja e transportit ndërqytetës është vënë në rrugën e zgjidhjes, ndërsa kërkohet një ndërhyrje më thelbësore për të trajtuar përfundimisht një problem të trashëguar prej shumë vitesh.

U rinegocua me Bankën Botërore marrëveshja për mirëmbajtjen e 1.679 km rrugë. Mirëmbajtja dimërore tregoi një transformim rrënjësor krahasuar me më parë ndërsa tanimë është në proces edhe aspekti i mirëmbajtjes rutinë dhe rehabilitimit. U arrit që të rritej gati në 3 fish fondi i qeverisë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.

Ka filluar tanimë puna për studimin e fizibilitetit për korridorin Adriatiko-Jonian si një ndër prioritetet kyçe në fushën e transportit rrugor.

Ju dha zgjidhje teknike projekteve të mbetura pezull që nga viti 2011 si: ndërtimi i nyjes së Milotit; bypassit perëndimor të Shkodrës, Unazës së madhe të Tiranës, Bypass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë.

Janë në proces investime për përfundimin e 33 segmenteve rrugore; ndërtim dhe sistemim rrugësh, rehabilitim dhe hapje kantieresh të reja.

Këtu përfshihen, ndërtim nënkalimi hekurudhor në unazën Librazhd; Rindërtimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja; përfundim i punimeve të mbetura dhe plotësimi me rrugë dytësore nyja e Milotit; vendosja e mbikalimeve në aksin rrugor Thumanë – Milot dhe Kukës – Morinë; ndërtim rruga Kardhiq – Delvine 3 lote në 2018 dhe dy lote në vitin 2019; Bypass i Tepelenës; Rikualifikim i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 2 dhe Loti 3 dhe përfundimi i aksit Kukës-Morinë.

Është në fazën e fundit të parakualifikimit gara për bypass-et e Fierit dhe Vlorës çka do të hapë më pas dritën jeshile për rifillimin e punës në këto dy vepra. Gjithashtu, u garantua gjetja e financimit të munguar për përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Në kuadër të paketës “1 Miliard për Rindërtim”, është firmosur kontrata dhe brenda pak javësh nis puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Perfundoi faza e pare e perzgjedhjes se projektit dhe tashme eshte hapur gara për projektin e rrugës Thumanë-Kashar.  Në fazën e shqyrtimit është kërkesa Projektim-Ndërtim-Financim-Operim dhe Mirëmbajtje të rrugës Milot-Balldren, Orikum- Llogora. Po studiohen edhe mundësitë për aplikimin e Partneriteteve Publike-Private me financim tërësisht privat në disa akse të tjera rrugore me parimin që përdoruesi i rrugës paguan për shfrytëzimin e saj.

Falë punës së kryer deri më tani dhe projekteve të përgatitura, parashikohet që në këtë mandat qeverisës të investohen rreth 970 milion euro nga Buxheti i Shtetit dhe fonde të huaja ndërsa mbi 530 milion euro të tjera nga zbatimi i projekteve të paketës “1Miliard për rindërtim”. Paketa totale e investimeve në transportin rrugor për këtë mandat pritet të jetë së paku 1.5 miliard Euro.

Vumë në punë stacionin e përbashkët hekurudhor të Tuzit me Malin e Zi, si dhe bëmë të mundur fillimin e procedurave për rindërtimin e hekurudhës që lidh Tiranën me Durrësin dhe Rinasin, nje projekt qe kap vleren prej 90.45 milion eurosh. Ka filluar tashmë në kuadër të projektit INTERREG hartimi i pre-fizibilitetit të lidhjes hekurudhore me Greqinë.

Është kryer një punë e mirë për forcimin e kapaciteteve administrative dhe performancës së Autoritetit të Aviacionit Civil, institucion i cili po kthehet tashmë në një garant të interesave të pasagjerëve.

Premtuam angazhim për avancimin e projekteve për ndërtimet infrastrukturore aeroportuale. Jemi duke negocuar tanimë intensivisht për aeroportin e Vlorës ashtu sikurse po punohet për vënien në punë të aeroportit të Kukësit përmes skemes së Partneritetit Publik-Privat.

Paralelisht, po vazhdon puna për krijimin e linjës ajrore “AirAlbania” e cila do të jetë një tjetër element me rëndësi në historinë tonë të transportit ajror, tashmë me flamur shqiptar.

Ndërkohë, në fushën e telekomunikacionit, realizuam disa masa shumë të rëndësishme për konsumatorët siç ishte mundësia për transferimin e numrave brenda 24 orësh nga një kompani tek tjetra dhe faturimin mujor duke adresuar shqetësimin e shumë qytetarëve.

Në fushën e ujësjellës kanalizimeve u angazhuam për vendosjen e një sistemi rigoroz performance për shoqëritë lokale të ujësjellësave. Mbështetja buxhetore për to do të ofrohet vetëm në këmbim të rezultateve konkrete në drejtim të: reduktimit të lidhjeve të paligjshme, humbjeve në rrjet dhe rritjes së të ardhurave.

Qeveria lidhi marrëveshje me të gjitha bashkitë ndërsa nxiti një operacion në terren gjatë të cilit janë mbi 24 mijë abonentë të formalizuar; 51 mijë ujëmatësa të instaluar; 20.400 aktmarrëveshje dhe rreth 7 milion euro më shumë arkëtime.

Vazhdojnë investimet në fushën e ujësjellës-kanalizimeve ku janë 49 projekte në zhvillim e sipër në vlerën 2.13 miliard lek.

Në fushën e trajtimit të mbetjeve, pas vënies në punë të impiantit të djegies së mbetjeve me prodhim energjie në Elbasan, i hapëm rrugën ndërtimit të impiantit tjetër në Fier dhe në Tiranë,  projekte që po zbatohen me intensitet të lartë në terren.

Premtuam në fushën e energjisë elektrike konsolidimin e qëndrueshmërisë financiare, operacionale dhe teknike me synim plotësimin e kërkesës në rritje për energji brenda vendit, duke pasur si prioritet integrimin e tregut vendas të energjisë në tregjet rajonale dhe ato europiane, dhe duke ulur varësinë nga importi.

Miratuam Planin Kombëtar të Eficencës së Energjisë; Strategjinë Kombëtare e Energjisë 2018 -2030; ndarjen legale të shoqërisë OSHEE; diversifikimi i burimeve të energjisë me një shtim të fuqisë së instaluar nga energjitë alternative. Pregatitëm studimin e fizibilitetit dhe dokumentat e tenderit për gjetjen e partnerit privat për vënien në punë me gaz të TEC Vlorës ashtu sikurse ndërtimin e linjës së furnizimit me gaz nga Semani në Vlorë.

Bëmë efektive  kredinë prej 218 milion euro të BERZH për ristrukturimin e detyrimeve të mbartura të KESH, duke realizuar një qëndrueshmëri e disiplinë financiare më të madhe mes shoqërive emergjitike, dhe kontribuar kështu në uljen e stokut të borxhit publik që ka krijuar ky sektor ndër vite.

Nga 3 kompanitë e sektorit janë realizuar në këto 6 muaj, 11,8 miliard lekë investime në gjenerim, transmetim e shpërndarje duke i garantuar si përfitues 170,569 abonentë.

Në po këtë periudhë janë rreth 300 milion euro investime të kontraktuara në sektorin privat të prodhimit të energjisë elektrike, ku mund të përmend disa vepra si HEC Kalivaçi; Shala, Shushica, Grabov si dhe 20 MË impiante në energji alternative.

Në fushën e industrisë hidrokarbure, miratuam  planin e zhvillimit sektorial të gazit natyror ndërsa po punohet për krijimin e një shoqërie të përbashkët mes Albgaz dhe gjigandit italian Snam Rete në kuadër të kontratës së mundshme për mirëmbajtjen e tubacionit të gazsjellësit TAP në Shqipëri.

U nënshkrua marrëveshja e re hidrokarbure për Bllokun 4 me SHELL, sipas modelit të ri të kontratës që mundëson të ardhura më të larta për shtetin, duke garantuar vazhdimin e investimeve nga ky gjigand botëror i naftës që deri në këtë moment ka investuar më shumë se 300 milion USD.

Miratuam mbi 1 mijë aplikime të para për Statusin e Naftëtarit ndërsa procesi po vazhdon tanimë me intensitet.

U angazhuam për mbështetjen dhe zhvillimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në industrinë minerare duke synuar rritjen e eksporteve të produkteve të përpunuara metalore e jometalore.

Përfundoi ndërtimi i fabrikës së pasurimit të bakrit në Spaç me vlerë investimi paraprak prej 11 milion euro dhe pritshmëri për 300 vende pune. U vu në funksion plotësisht Uzina e re e Ferrokromit në Elbasan me vlerë investimi 24 milion USD. U përfundua investimi për dy furrat në fabrikën e pasurimit të kromit në Burrel.

Përmbyllëm  me sukses pas një tenderi të hapur përzgjedhjen e  investitorëve privat për zonën  minerare krombajtëse të Vllanës,  duke bërë të mundur shfrytëzimin e mbi 1 milion ton minerali krom.

Të nderuar Kolege

Hapat të ndërmarra në këto 6 muaj na bëjnë besimplotë se fundi i këtij viti dhe më pas tre vitet pasuese do të jenë kantiere ndërtimi në gjithë territorin e Shqipërisë, duke kontribuar dukshëm në rritje ekonomike dhe punësim. Këto dy të fundit duhët të jenë motivi  që na frymëzon  në cdo ditë të punës sonë.

Faleminderit!

/a.m.

Next Post
VIDEO/ Momentet tronditëse të vrasjes në Kamëz, kush janë dy grabitësit

Vrasja e Bucit, Kurti fqinj me viktimën, thurja e planit dhe përfshirja e bashkëpunëtorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)

‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën/ Juristja: Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha

December 26, 2025
Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

December 26, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mbi gjysma e të majtëve simpatizojnë Ramën dhe mbi gjysma e të djathtëve Berishën, por…

December 26, 2025
SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

December 26, 2025
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E premte me vranësira në mëngjes dhe kthjellime pas mesditës

December 26, 2025
SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com