Objektet e domosdoshme për dhomën e foshnjës suaj
Përpara se të lindë fëmija, është shumë e rëndësishme të zgjidhni në fillim disa probleme, pasi, pas lindjes, koha juaj do t’i kushtohet tërësisht asaj/atij.
Më poshtë po ju japim disa këshilla të nevojshme:
Dollapi i rrobave
Foshnja do të ketë nevojë për dollapin e tij/saj të rrobave, pasi procesi i rritjes është shumë i shpejtë dhe nevoja për shumë rroba kthehet në domosdoshmëri. Vendosini rrobat që nuk i bëjnë në një sirtar të veçantë, sepse, ndoshta mund t’ju duhen përsëri, nëse doni të keni një fëmijë tjetër. Ose, nëse dëshironi t’i dhuroni, të paktën kështu do të dini se ku i keni vendosur.
Rafti
Në dhomën e fëmijës është shumë e nevojshme vendosja e një rafti. Mund të vendosni aty libra, lodra, produkte bebesh, pelena, peceta të lagura, pudrën, e çdo gjë tjetër që mund t’ju nevojitet.
Koshat
Shumë prindër mendojnë se koshat janë shumë të nevojshëm. Ata janë ruajtës të mrekullueshëm, pasi mbajnë çdo gjë, nga lodrat deri te këpucët. Me pak durim dhe kohë, arredimi i dhomës së fëmijës përpara lindjes, mund të jetë diçka shumë e këndshme.