Obama: Po vrasin më shumë amerikanë armët me leje, sesa terrorizmi
Vrasja tragjike e reporterëve në Virxhinia gjatë ditës së djeshme, ka sjellë reagimine ashpër të Presidentit amerikan Barak Obama. “Dhuna e shkaktuar nga përhapja e armëve në SHBA, ka vrarë më shumë sesa terrorizmi”, deklaroi Obama në një intervistë për rrjetin amerikan ABC. “Numri i njerëzve, sot në Amerikë, që vdesin për shkak të armëve të zjarrit, është shumë më i madh se ai i shkaktuar nga aktet terroriste”, tha ai, duke shtuar se e ka “zemrën të copëtuar nga ngjarja e fundit”.
Obama ftoi Kongresin që të ndërhyrjë me urgjencë në lidhje me kontrollin mbi shitjen e ligjshme të armëve të zjarrit. Në veçanti, ai e vuri theksin tek vendosja e kontrollit mbi indentitetin dhe personalitetin e atij që blen një armë, për të verifikuar nëse ka precedente penalë, apo nëse ka probleme mendore.