Deri më tani llogarinë e vet e mbante stafi, por së fundmi, kur po mbaron mandati ka vendosur, që ta mbajë vetë llogarinë në twitter. Kështu, që nga orët e fundit, ai ka një platformë në vete ku mund të publikojë “cicërimat” e tij personale. Lajmin e dha vetë Obama duke shkruar “Përshëndetje, Twitter! Është Barack. Me të vërtetë! Gjashtë vjet, më në fund më dhanë llogarinë time personale”.