Presidenti amerikan, Barack Obama paralajmëroi kundër një histerie ndërkombëtare pas votës për Brexit, duke bërë thirrje në një intervistë të publikuar sot, për të mos mbivlerësuar qëllimin e një vendimi që nuk do të ketë pasoja katastrofike.
“Besoj se mënyra më e mirë për të parë këtë fenomen është duke shtypur butonin “pause” në lidhje me projektin e integrimit të plotë evropian”, pohoi presidenti Obama për radion publike amerikane NPR, për votën e britanikëve pro daljes nga Unioni Evropian.
“Nuk do ta anashkaloja aspak impaktin Brexit”, vijoi presidenti amerikan, i cili mbajti një qëndrim mjaft të hapur në favor të Britanisë së Madhe për të qënë pjesë e BE-së, në muajt e fundit.
”Është shënuar një dozë e vogël histerie pas votimit për Brexit, sikur në një formë apo një tjetër edhe NATO-ja të shpërbëhej, aleanca transatlantike të prishej dhe çdo shtet të strukej në cepin e tij”, shtoi ai.
”Ky veprim nuk duhet të ndodhë kurrë”, theksoi Obama.
”Vota e britanikëve shpjegohet kryesisht për shkak të një Bashkimi Evropian që po përparonte me ritme të përshpejtuara, që nuk duhej të ndodhte pa konsensusin e nevojshëm”, u shpreh ai.