Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel theksuan sot se sanksionet kundër Rusisë duhet të mbahen deri sa Moska të respektojë sovranitetin e Ukrainës.
“Dy drejtuesit (…) ranë dakord mbi faktin se kohëzgjatja e sanksioneve duhet të lidhet qartësisht me zbatimin e plotë nga Rusia të marrëveshjeve të Minskut dhe respektimin e sovranitetit të Ukrainës”, theksoi Shtëpia e Bardhë në përfundim të një takimi mes dy drejtuesve në kuadër të samitit të G7-s./ATA/









