• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“O Sali, je bërë si c*** i Parlamentit”, kur Kastriot Islami debatonte me Berishën

by A R
24/03/2017 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nano ik!”, ka qënë parulla e demokratëve 13 vite më parë, në vitin 2004. Ishte koha kur PD drejtohej nga Sali Berisha, ndërsa në krye të mazhorancës ishte Fatos Nano. Në janar të vitit 2004, një ngjarje e rëndë ndodhi në Otranto, ku u mbyt një gomone me disa qytetarë shqiptarë që ishin nisur për të emigruar ilegalisht drejt Italisë.

Ngjarja shkaktoi reagime të ashpra të shoqërisë civile, ndërsa opozita e kapi menjëherë situatën duke e kthyer në një aksion politik që përfundoi me lëvizjen “Nano ik!”

Ishte një protestë e fortë e zhvilluar në Tiranë e cila drejtohej nga PD-ja, por që kontributin më të madh e dha shoqëria civile e drejtuar nga kreu i “Mjaft”-it, Erjon Veliaj.

Protesta “Nano ik!” nuk e rrëzoi kryeministrin Nano por lëkundi fort mazhorancën. Jehona e protestës sigurisht që u reflektua në të gjitha seancat parlamentare të asaj kohe. Dhe është një debat  interesant mes Berishës dhe kryetarit të parlamentit në atë kohë, Servet Pëllumbi në të cilin ndërhyn edhe deputeti socilaist i kohës, dhe ish-ministër i Jashtëm, Kastriot Islami.

Më poshtë ka pjesë nga ai debat:

Sali Berisha – Do të ngrihet komisioni parlamentar. Dhjetë herë më e rëndësishme se kjo është se kush dha urdhër të qëllohet mbi demonstruesit. Dhjetë herë më e rëndësishme se kjo është vendimi nr. 5 i Qeverisë, me të cilin Fatos Nano vendos veten dhe Isakët e tij me dhjetëra e dhjetëra milionë lekë, pasi i babëzituri nuk ka kurrë të ngopur. Dhjetë herë më të rëndësishme se kjo janë amendamentet që kemi dorëzuar sot për t’u kompensuar çmimin e energjisë, çmimin e ujit qytetarëve shqiptarë dhe për t’i imponuar atij aty të kthejë të gjitha rrogat e marra me vendimin nr. 5, të bëjë transparencën e plotë të çarterave, të vakancave, të shpenzimeve të tij të shfrenuara.

Servet Pëllumbi – Zoti Berisha, e morët fjalën për procedurë.

 Sali Berisha – Këto janë çështjet themelore të Parlamentit. Për sa i përket atij përfaqësuesit të “malavitës” shqiptare në krye të rendit, do të ketë fatin e miqve të tij, vëllezërve Orikut, Altinit e të tjerë, organizatë së cilës i ka përkitur për kohë të tëra. Këto kisha, ndaj dhe bëhuni seriozë në Parlament, sepse as me Iglin e as pa Iglin, as me Kryeministrin e as pa Kryeministrin, as me revolet e Gramozit të fshehura nga Igli, ju nuk do të mund të shuani viganin në këmbë, protestën e tij të fuqishme, e cila do të njohë ndërprerje vetëm pas realizimit të qëllimeve të mëdha. “Nano ik” është lajtmotivi i mbarë kombit.

Servet Pëllumbi – “Nano ik” është me rrugë demokratike, zoti Berisha, dhe jo me thirrjet e tua.

Sali Berisha – “Nano ik” është thirrja e përgjithshme e kombit, prandaj kot i keni dhe këto teatralitete.

Servet Pëllumbi – Zoti Berisha, meqë mbaroi koha, mos më detyroni dhe mua të them “Berisha ik”. Zoti Berisha, mbaroi koha.

Sali Berisha – Ngushëllohu ti sa të duash me klithmat e Isakëve të tu. Je absolutisht i pashpresë! Je tërësisht i pashpresë! I bindur të jesh se do të ikësh, sepse ti je i sojit të atyre që bëjnë faj dhe ia mbathin.

Kastriot Islami – O Sali, këtë radhë nuk po ta them në italisht. Je bërë si cari i Kuvendit. Po ta them shqip. Mjaft më se e teprove shumë. Me këtë lloj jashtëqitjeje dhe duke parë emisionin “ Portokalli”, unë mund ta quaja Saliun Kolosi i Parlamentit.

Por ja që sot Islami e Berisha janë në të njëjtën llogore politike, dukë thirrur në duet “Rama ik!”. (Tesheshi.com)

Next Post
VIDEO / Sulmi në Londër, kryeministrja May ishte pak metra larg terroristit

VIDEO / Sulmi në Londër, kryeministrja May ishte pak metra larg terroristit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
SHBA dërgon aeroplanmbajtëse dhe 2.500 marinsa në Lindjen e Mesme

SHBA dërgon aeroplanmbajtëse dhe 2.500 marinsa në Lindjen e Mesme

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In