• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

O sa mir’ me qen’ Shqiptar!

by Lorenc Vangjeli
25/01/2017 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

Patriotizmi amator është sport i lehtë, por që mund të prodhojë pasoja të rënda. Shumë të rënda dhe të paparashikueshme. Sidomos kur bëhet fjalë për një sport që Ballkani i ka dhënë emrin dhe ku secili e gjen vetëm profesionist. Në Ballkan dhe këtu nuk bën përjashtim pothuaj askush, pavarësisht nga gjuha, etnia apo gjaku, hierarkia e patriotizmit, më saktë, lëvozhga e fisme e thelbit nacionalist, vendoset në një mënyrë të thjeshtë. Sipas një parimi po aq të thjeshtë dhe të pandryshuar. Nëse do t’i bësh përshtypje të mirë një shqiptari, një serbi, një greku a kujtdo tjetër në gadishull, mjafton ta lëvdosh kur e ke përballë dhe t’i shash fqinjin.

Përgjithësisht, identikiti i shqiptarit të mirë është ai që përgjithësisht e quan Shkja fqinjin në veri të Kosovës, i thërret grek m…ti, fqinjit të jugut dhe pastaj pak më rrallë, kryeisht në anekdota, malazezët i quan dembelë, maqedonasit e bullgarët kokëtrashë e të tjerë. Turqit që janë ca më larg. Zakonisht edhe në zhargonin e rrugës, edhe në zhargonin e politikës ata quhen popull vëlla. Kush ka një zë dhe tani në epokën e rrjeteve sociale zë ka kushdo, tonet nacionaliste janë në kupën e ulët të qiellit të gjithkujt. Edhe pse në gjithë Evropën e Bashkuar mbinacionale të deri sotme, kanë nisur të gjëmojnë këmbanat e egoizmit: një gjerman apo një francez ndjehen shumë më shumë gjerman dhe francez sesa ndjeheshin evropianë deri më sot. Për britanikët kjo histori ka shkuar edhe më tej; tashmë ata janë qytetarë të Brexit, kurse gjithë të tjerët e kanë gjithmonë e më të vështirë të venë bast për Evropën me portretin e sotëm.

Në Ballkan ka një rigjallërim të tensioneve që kanë arritur në një pikë që ishte e paimagjinueshme edhe deri pak vite më parë kur lufta vendosi paqen. Veç telasheve në Kosovë, Shqipëri, Kroaci nga njëra anë dhe Serbisë me të gjithë të tjerët e marrë së bashku, veç Greqisë së vetos dhe Maqedonisë së emrit, janë krijuar edhe “çifte” të tjerë problematikë, që duket se mezi presin një pikë ujë në gotë për të derdhur gjithë gotën. Momenti i fundit në marrëdhëniet shqiptaro-greke është ilustrim me ngjyra e një situate të njohur bardh e zi, dashuri – urrejtje, bardh e zi, interes reciprok e përbuzje e dyanshme. Një foto rekrutësh shqiptarë me shenjën e shqiponjës në gjoks ka trazuar keq shpirtërat nacionalistë këtej dhe andej kufirit. Bij emigrantësh dhe brez i dytë i emigrantëve shqiptarë, ata djem janë duke kryer shërbimin ushtarak në forcat e armatosura greke. Shfaqja e kombësisë së tyre, me një gjest simpatik, madje edhe më shumë se simpatik, krijoi dhe njëherë fort barrierën bardh e zi të qëndrimeve. Jo vetëm të popullit të internetit dhe tek populli i internetit, por edhe në politikë dhe tek njerëzit e politikës.

Varësisht gjuhës, ata u quajtën në shqip heronj, në greqisht tradhëtarë.

Në Athinë reagoi deri dhe ministri grek i mbrojtjes, kurse në Tiranë një seri deputetësh i numëruan Athinës një seri kusuresh raciste dhe nacionaliste. Por ka dhe më shumë se kaq sepse Ballkani ka një qasje fantastike ndaj teorive të konspiracionit. Sipas njërës prej tyre, më të resë që është ende shumë e vështirë të konfirmohet apo rrëzohet, fotoja vetë është një vepër e shërbimeve sekrete greke për të nxjerrë shqiptarët si nacionalistë të sëmurë. Dhe për t’i goditur në imazh. Edhe kështu mund të jetë, siç edhe mund të jetë gjithçka një veprim i romantizmit patriotik të të rinjve, të cilët, si çdo qënie njerëzore, e ndjejnë, e vuajnë dhe e duan më shumë atdheun e origjinës pikërisht kur janë larg atij.

Problemi nuk janë ata. Problemi qëndron tek fakti se nëse gërmohet pak më tej zbulohet lehtë se mbas shpërthimit të retorikave nacionaliste, në secilin vend të Ballkanit, zbulohen ca halle të vogla, egoiste dhe meskine të pushtetit të ditës. Që thjesht kërkon tërheqje vëmendjeje me evokimin e të shkuarës së shumë netëve të historisë. Duke ushqyer opinionin dhe duke krijuar opinion njëlloj si në kohën e cirkut dhe të bukës për romakët.

Thelbi qëndron gjetkë. Në vështirësinë për të pranuar diversitetin dhe lehtësinë për të shpikur luftën përpara dilemës se çfarë duhet bërë me paqen.

Në Zagreb kanë gjithë të drejtën e botës që të bërtasin: “O sa mir’ me qen’ kroat!”. Të njëjtën të drejtën kanë në Beograd, në Athinë, në Shkup e kudo qoftë. Në SHBA, në Meksikë, në Rusi, Japoni, Kinë, Singapor, Irak, Kore e Veriut apo Afganistan e të tjerë, e të tjerë.

Në Tiranë, Prishtinë e kudo që ka shqiptarë, është e drejtë natyrore, hyjnore dhe e trashëguar me gjak e gjuhë që të brohoritet: “O sa mir’ me qen’ Shqiptar”!

Për t’ju kthyer gadishullit që është në Evropë, që ka shpikur Evropën, por është pak Evropë, fatkeqësisht duket se është ende shumë shpejt që të gjithë bashkë të krijojnë një identitet të ri. Të ndryshëm nga ai i trashëguar nga historia. Fatkeqësisht, lëkura e nacionalizmit brohoritës, i bën ballkanasit të ndjehen e duken edhe më pak evropianë në këto kohë të trazuara për Evropën! Duke i lënë edhe më tej pas dyerve cinike të saj. Jo për faj të Evropës.

Next Post
‘Ushtria kosovare do të bëhet shumë shpejt’

Shoqeria civile: Veriu është si bombë dhe të themelohet ushtria e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

February 24, 2026
Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Zbret tatimi për rivlerësimin e pronës! Si do të përfitoni deri më 31 dhjetor 2026

February 24, 2026
Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

February 24, 2026
“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

February 24, 2026
E reja e sondazheve, ku refuzohet analiza reale

Sondazhi / Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS merr 48.2% të votave; PD tkurret në 25.2%

February 24, 2026
Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

February 24, 2026
McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In