• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘O marr atë ose vetëflijohem’/ Flet babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin: Ma rrëmbeu, e pranova nga e keqja

by Java News
12/01/2024 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i 14 vjeçares e cila është martuar me një 35 vjeçar ka folur ekskluzivisht për emisionin “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume ne Report Tv duke zbuluar se vajza e tij nuk pranonte të kthehej në shtëpi dhe se e kishte paralajmëruar se do të vetëflijohej nëse i ndodhte gjë burrit të saj 21 vite më të madh.

I ati tregon se vajza e tij është rrëmbyer nga 35 vjeçari kur e mitura ishte vetëm 13 vjeçe dhe se kjo e fundit e kishte paralajmëruar se nëse do ta merrte nga shtëpia e prindërve të bashkëshortit, atëherë do vetëflijohej.

Biseda telefonike mes moderatores dhe babait të 14 vjeçares:

Babai i 14-vjeçares: Ata thanë: “14-vjeçare”, është rrëmbyer 13 vjeçe vajza më 15 mars 2023. Është e datëlindjes 28 shkurt 2010.

Odeta Dume: Po si u rrëmbye?

Babai i 14-vjeçares: E di ai që e rrëmbeu se si e rrëmbeu. I kam thënë disa herë: “Ma lejo vajzën”, “e di unë” ka thënë”. Nuk kam bërë hyrje që të shkoj si mik sepse nuk kam dashur vajza ime 13-vjeçare të përfundonte atje ku përfundoi. Atij i kanë ulur një vit ndërsa vajzës time ia kanë rritur një vit. Vajza ime ka qenë fiks 13 vjeçe e 2-javëshe, kurse ai ka qenë 35 vjeç.

Odeta Dume: Me vajzën nuk të lanë të flisje farë që në momentin kur iku?

Babai i 14-vjeçares: Jo, jo me vajzën kam folur unë, edhe tek shtëpia ka ardhur. Edhe në shtëpi e kam pranuar. E kam bërë nga e keqja e vajzës se më ka thënë: “Do vetëflijohem”. Unë kam hallin e vajzës. I kam pranuar nga e keqja, se nuk më hapte rrugë asnjëri. Duhet ta marrin institucionet për bazë se unë nuk isha i zoti ta mbaja vajzën dhe të vetëflijohej. Prandaj nuk e merrja, se as nuk më vinte. Por edhe po ta merrja me forcë kisha hall se mos bënte ndonjë xhest .

Odeta Dume: Nëna e djalit tha që: “Ne bëmë dasëm, i ftuam por ata…”

Babai i 14-vjeçares:Nuk më ka ftuar, unë e kam marrë vesh nga tezja e vajzës nga Greqia. Merrte vajza, se me mua nuk komunikonte por komunikonte me tezen dhe i thoshte: “Teze do vish në dasëm ti? Se unë kam dasëm më 27 gusht”. Nga ata nuk di asnjë lloj njoftimi unë. I kam thënë: “Si të bëjë dasëm vajza pa dijeninë time, e ka rritur mami dhe babai vajzën”. Po kur thanë që: “Nuk e dinim se ishte 14 vjeçe por e dinim 17 vjeçe?” Po mirë djalit i ka hapur pasaportën ditën që kam gjetur vajzën unë, se nuk ma ka gjetur policia, e kam gjetur vetë. I kam thënë: “Hajde këtu! E ke parë çfarë moshe ka se e ka pasaportën në xhep.”

Djali u tremb se unë i kam thënë: “Çfarë t’i bëj fëmijës tim por ty do të të bëja vetëgjyqësi sot”. Po çfarë t’i bëj fëmijës tim që thotë: “Po e preke me dorë atë unë do të vetëflijohem”. Asaj iu rujta. Prindërit e tij erdhën nga Greqia edhe nuk më njoftuan mua që djali jonë ka marrë një vajzë. Nuk morën as në telefon, asgjë prej gjëje. Edhe 10 muaj babai pa më marrë njëherë në telefon mua si prind, që vajza ime ka qënë në gjendje agonie, shkonte në spital. Dhe ato dy prindër nuk më merrnin anjëherë në telefon./m.j

Next Post
“Rritje e turizmit, eksportet e larta dhe investimet e huaja”/ FMN: Ekonomia shqiptare, një nga performuesit më të fortë në rajon!

“Rritje e turizmit, eksportet e larta dhe investimet e huaja”/ FMN: Ekonomia shqiptare, një nga performuesit më të fortë në rajon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In