• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“O idiotë të Hagës, UÇK-ja ishte ushtri, jo OJQ për të drejtat e njeriut!”

by Mentor Kikia
10/02/2026 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

O idiotë të Hagës, UÇK-ja ishte ushtri, jo OJQ për të drejtat e njeriut!

Ky gjyq duhet të shënojë edhe fundit e prokurorisë dhe gjykatës speciale ndërkombëtare. Këta prokurorët sillen si të jenë drejtues OJQ-sh për të drejtat e njeriut, jo prokurorë.

Këta i pyesnin ish drejtuesit e UÇK-së: A mbanit uniforma ushtarake ju? Po armë a kishit?

Jo mor torollakë, nuk kishin as uniforma ushtarake as pushkë. Ata ishin veshur me kostume, çorape të bardha dhe kollaro, dhe kishin me vetë roll-upe, banera e fletëpalosje, dhe bënin trajnime nëpër male, ku u mësonin kriminelëve serbë, se të vrasësh fëmijë e të përdhunosh gra, është shkelje e të drejtave të njeriut.

Dëgjojeni këtë karafilin e tretë, që thotë se UÇK-jë kishte si qëllim të eliminonte aparatin e sigurisë serbe.

Po pse, çfarë duhej të kishte si qëllim o idiot, ti furnizonte makinat me karburant që të vazhdonin tu digjinin shtëpitë, tu vrisnin fëmijët e të shfarosnin popullin?

Ishte luftë o idiotë!

Këta po luftonin ti mbijetonin asimilit të një makinerie ushtarake, të cilën ju e trajtoni si viktimë.

Unë kam qenë dëshmitar në 1998, në Kukës. Disa ushtarë të UÇK-së ndalonin kamionët që transportonin kosovarët e dëbuar nga Kukësi për ti dërguar në qytete të tjera të Shqipërisë. Ata zbrisnin të rinjtë dhe burrat nga kamionët, i merrnin edhe me dhunë.

Po po more po, edhe me dhunë! Sepse ishte luftë dhe në luftë duhet të luftojnë të gjithë. Nuk shkohet me qejf në luftë. Por, nëse të gjithë iknin për të shpëtuar kokën, luftën kush do ta bënte? Kosova nuk kishte një ushtri zyrtare.

A ka patur viktima në mes të shqiptarëve?

Po mor po, sepse në Kosovë kishte dy ushtri, UÇK që po rritje dhe FARK(ushtria që përfaqësonte një qeveri hije, që jetonte ne mërgim e në luks me paratë e mërgimtarëve). Të dyja këto ushtri ishin gati të luftonin(për pushtet) kundër njëra-tjetrës, pa patur nevojë për ushtrinë serbe. Ishin gati të bënin atë që bënë Partizanët dhe Ballistët gjatë Luftës së Dytë në Shqipëri.
A ka patur dhunë për të vendosur rregull?

Po mor po, sepse kur shqiptarët dolën në mal, kishte mes tyre që më të rëndësishme kishin të lanin hesapet e gjakmarrjes me njëri-tjetrin sesa me pushtuesin serb.

Lufta çlirimtare nuk bëhet duke patur me vete Kodin Penal dhe Konventën për të Drejtat e Njeriut, për të parë se ku po bie ndesh me të drejtat e atij që të vret fëmijët.

Akuza mbështetet ndër të tjera edhe në dëshmitë e shumë shqiptarëve. Nuk habitem. Armiqtë e shqiptarëve, aleatët me të mëdhenj, ndër shqiptarë i kanë gjetur gjithmonë.

Ka eksponentë analistë/politikanë, në Kosovë që për hir të interesave që kanë me Serbinë, apo inateve me njëri-tjetrin, janë gati të votojnë pro rikthimit të Kosovës nën Serbi.

Si thanë gjermanët kur erdhën në Shqipëri në 1943?

Në çdo vend të botës ne paguajmë shumë për të siguruar bashkëpunëtorë. Këtu mbajnë radhë për të spinuar njëri-tjetrin.
Nuk kanë faj vetëm prokurorët OJQ-istë të Hagës!

Next Post
Balla takim me ambasadorin britanik Nick Abbott: Diaspora shqiptate në Britani, urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve

Balla takim me ambasadorin britanik Nick Abbott: Diaspora shqiptate në Britani, urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

February 10, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Shtrëngata dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e mërkurë

February 10, 2026
“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

February 10, 2026
Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

February 10, 2026
VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Pak para protestës, Luçiano Boçi zbulon synimin e PD-së

February 10, 2026
Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

February 10, 2026
Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

February 10, 2026
Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

February 10, 2026
Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

February 10, 2026
Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

Zbulohen ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, ja çfarë pritet të ndodhë pas paralajmërimit të Edi Ramës

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In