• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘O Erjonush’, Braçe mbyll mbledhjen e komisionit pas sherrit me deputetin e PD

by Java News
02/07/2018 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është shoqëruar me debate të shumta mbledhje e sotme në Komisionin e  Ekonomisë mes anëtarëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Në këtë komision ishte i pranishëm dhe ministri i Finanacave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj për prezantimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, por deputetja e PD, Jorida Tabaku kërkoi që në rend dite të vihej  çështja e Teatrit.

Kjo prishje e rendit të ditës ka shkaktuar debate mes deputetëve të pranishëm në sallë gjë që ka bërë që kryetari i komisionit Erjon Braçe të ndërpresë mbledhjen

Tabaku: Çdo diskutim qe ne kemi bërë në këtë komision ka dalë i vërtetë. Kemi ngritur shqetësimin për rritjen e vazhdueshme të taksave. Sot ka një kolaps me sistemin e taksave. Sot prona publike po falet, po grabitet, po i jepet një privati. Pasi qeveria rriti taksat me 5 mld euro nuk gjen dot para për Teatrin. Oligarkët janë duke marrë çdo tender. Negociatat nuk u hapën. I kemi pritur këto shqetësime. Qeveria është duke i përkeqësuar. Sot me pr/ligjin e Teatrit është afera më e madhe. Votat tona nuk do t’i ketë. Veliaj është mjeshtër për të sulmuar. Do kisha dashur të bënim një diskutim për teatrin, por parlamenti nuk ia lejoi Komisionit të Ekonomisë që ky ligj të kalojë. Me këtë ligj shkelet Kushtetuta e vendit. Shkelet ligji i koncensioneve. Tërhiqeni ligjin sa nuk është vonë.

Erion Braçe: Më vjen keq, po dua t’iu them që ligji që kemi përpara është tatimi mbi të ardhurat të ndryshuar dhe mendoj që ky ligj që ul tatimin 5% për subjektet që do të merren me agroturizëm, është me interes. Për këtë ligj kemi ardhur dhe për këtë ligj ndodhet Ahmetaj. Ligji i Teatrit do fillojë të diskutohet në dy komisione të tjera. Nuk e vendos unë nëse duhet të diskutohet projektligji i Teatrit këtu.

Më pas ka vijuar debati mes kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Braçe, dhe deputetit të PD, Bardh Spahia.

Spahia: Duhet të diskutohet ligji i Teatrit.

Braçe: Nuk merr vesh nga kjo punë ti. Shko në Komisionin e Shëndetësisë, bëj ndonjë punë atje.

Spahiu: O Erjonush.

Braçe: Ndërpritet mbledhja e komisionit.

Next Post
Alibeaj nxjerr audion: Ai që thotë “ju bëfsha nënën” vjedh me teatrin, Manja: Ia keni marrë dorës me ‘përgjimet’

Alibeaj nxjerr audion: Ai që thotë "ju bëfsha nënën" vjedh me teatrin, Manja: Ia keni marrë dorës me 'përgjimet'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In